Dy gabime për shkak të cilëve nuk mund të gjeni dashurinë!

spot_imgspot_img

Kujdes cilin lloj të njeriut dëshironi, që të mos refuzoni padashje lumturinë, respektin dhe dashurinë

Ndoshta është e vërtetë që ne bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur një dashuri, por në këtë kërkim pandërgjegjshëm bëjmë gabime për shkak të të cilëve, kjo dashuri që ne aq shumë e gjurmojmë na bëhet krejtësisht e paarritshme.

Këto dy gabime ne i bëjmë më së shpeshti, dhe vështirë se ndonjëherë do të jemi të lumtura nëse nuk i largojmë nga praktika.

Djem të këqinj

Ka në të diçka që na tërheq, veçanërisht nëse ai nuk është shumë i interesuar për ne. Kërkimi dhe vrapimi për këtë lloj të meshkujve është një rregull e pashkruar për pikëllim. Lumturia e papërshkrueshme të cilën e ndjejmë kur më në fund e përvetësojmë zgjatë relativisht shkurt, dhe trashëgon një ndjenjë nervozizmi, ankthi dhe pikëllimi, sepse meshkujt e këqinj mbeten të këqinj. Por, simpatia për këtë lloj të papërballueshëm të meshkujve me të vërtetë është shkak dhe pasojë e një problemi shumë më të madh.

Mungesa e vetëbesimit

Vajzat që vrapojnë pas meshkujve të këqinj në subkoshiencë (nënvetëdije) besojnë se ato nuk meritojnë më të mirë. Prandaj, nuk përpiqen për më mirë. Pa një nivel mjaft të lartë të vetëbesimit, gratë pranojnë rregullat e lojës të cilat në fakt nuk i përgjigjen, për hir të dashurisë dhe vëmendjes afatshkurtër. Problemi kryesor te çdo sjellje është se femra mashkullit i dërgon porosi se nuk duhet të respektohet dhe të vlerësohet. Kjo më tej mund të çojë në probleme edhe më serioze, kështu që ndoshta është më mirë me kohë t’i ktheheni ndonjë lloji tjetër të meshkujve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.