A mund që madhësia e penisit dhe numri i marrëdhënieve seksuale të ndikojë në madhësinë e vaginës?

spot_imgspot_img

A mund që numri i marrëdhënieve seksuale të ndikojë në madhësinë dhe formën e vaginës? Nëse partneri juaj ka organ të madh seksual, a mund që të ndikojë në ndryshimin e formës dhe madhësisë së saj? Shumë femra parashtrojnë këto pyetje…

Loren është një eksperte dhe ajo thotë mos të shqetësoheni.

Trupi i femrës është bërë ashtu që të jetë elastike dhe të mund të zgjerohet që t’i përshtatet madhësisë, nga penisi e deri tëk lindja e foshnjës. Edhe penisi më i madh në botë nuk mund të krahasohet me foshnje dhe nuk do të ndikojë në madhësinë e vaginës – thotë ajo.

Vagina kur është e stimuluar seksualisht, kalon nëpër ndryshime fizike. Rritja e qarkullimit të gjakut në këtë pjesë shkakton rrafshimin dhe shtrëngimin e mureve të vaginës. Kur muret relaksohen, ato zgjerohen dhe i japin hapësirë vaginës të akomodojë penisin varësisht prej madhësisë. Nëse pas seksit nuk ndjeheni “ngushtë” sikur para tij, mos u shqetësoni.

Vagina juaj është zgjeruar për t`iu përshtatur partnerit tuaj për një kohë të caktuar dhe do të kthehet në formën e mëparshmë shumë shpejt- tek disa për disa minuta, tek të tjerë pas disa orëve. Ndonjëherë varet edhe nga faktorë të tjerë mirëpo prap kthehet në pozitë të vjetër- thotë ajo.

Nëse nuk ndjeheni “ngushtë”, problemi nuk qëndron në vaginë por në muskujt e legenit. Ushtrimet Kegel mund të ju ndihmojnë me këtë dukuri por shumica e njerëzve nuk i bëjnë si duhet.

Andaj, numri i madh i marrëdhënieve seksuale dhe penisi i madh nuk kanë ndikim afatgjatë në madhësinë e vaginës. Mos harroni të përdorni lubrifikant dhe të zgjatni para-lojën me qëllim të arritjes së kënaqësisë gjatë seksit./kosovarja.ch/

Foto: pixabay.com

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.