5 shprehitë e çifteve më të lumtura

spot_imgspot_img

Kur të kaloni pranë një çifti të martuarish apo dy të rinjë të dashuruar, a e pyesni veten ndonjëherë se cili është sekreti i tyre? Përgjigja është ndjenjat. Por, çiftet e lumtura e pohojnë se të jesh në një lidhje të lumtur, nuk është diçka e thjeshtë – ajo kërkon mund dhe bashkëpunim. Çiftet e lumtura ndajnë së bashku edhe rregullat e njejta. Dhe për fat të mirë, kemi zbuluar disa nga triqet e tyre të bashkëpunimit në çift.  

  1. Komunikoni shumë

Secili komunikim nuk duhet të jetë shumë i thellë. Ndonjëherë është e nevojshme të dini për gjysmën tuaj tjetër thjeshtë se si ndihet dhe çfarë është duke bërë. Zbatoni email-et dhe mesazhet. Keni ndjenjë flirtuese? Dërgoni partnerit ndonjë mesazh apo provokim flirtues sa për t’u argëtuar pak.

  1. Gjeni kohë për miq tjerë

Kur lejoni njerëz tjerë në botën tuaj, nuk e vëni në pozitë të vështirë dhe në aq shumë presion bashkëshortin/en tuaj që të marrë rolin e zotëri/zonja ‘Çdo gjë’.

  1. Tregoni mirënjohje

Është klishe, por me të vërtetë funksionon. Dhe, është shumë e lehtë për t’u bërë. Leni një shënim apo dedikim të bukur në derën e frigoriferit, apo bëni ndonjë masazhim në shpinë njëri tjetrit. Kohët e fundit, kam shkruar një poemë për të shprehur se sa mirënjohëse jam ndaj burrit tim për gjërat që bën për familjen tonë. Dhe, kur e pashë se çfarë kam shkruar në letër, më dukej vetja shumë më e relaksuar.

  1. Eksploroni interesat e juaja

Çiftet e lumtura nuk përjetojnë secilin moment së bashku. Ata kyçen edhe në aktivitete apo veprimtari pa njëri tjetrin (pikturë, vallëzim, punë vullnetare, etj). Në këtë mënyrë, ata dëshirojnë të krijojnë një hapësirë të shëndetshme në marrëdhënien e tyre. Shënim: ndjekja e pasioneve tuaja, ndihmon në shtimin e libidos suaj.

  1. Gëzohuni ndaj kënaqësive të thjeshta

Të gatuani së bashku apo të hani drekë me fëmijët në park, është po aq e kënaqshme sa edhe një darkë në një restorant të zgjedhur. Gjithçka ka të bëjë me vlerësimin e secilit moment në vete.

Na tregoni: Cili është sekreti juaj për një marrëdhënie të lumtur?/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.