4.4 C
Priština
More

    19 sekretet e çifteve që përgjithmonë mbeten bashkë

    spot_imgspot_img

    Mos e harroni vlerën e të pyeturit partnerin se “si ishte dita e tij/saj”. Gjërat e mira nuk bëhen më pak të mira nëse zhvillohen në rutinë. Në fund të çdo dite, kur do ta keni përshtypjen se askujt nuk i intereson se si e kaluat ditën, të paktën partneri juaj do ta dëgjoj çdo detaj.

    Disa zënka janë vetëm zënka. Nuk kanë nevojë të hiperbolizohen. Mund të jeni marrëzisht të dashuruar dhe prap të zemëroheni me personin që doni. Zënkat nuk duhet të kuptohen si “fund”. Çiftet që vendosin të rrinë bashkë e zgjedhin lidhjen para konfliktit.

    Pranoni se lidhjet vijnë me obligime shtesë. Ndoshta nuk dëshironi të bëni gjërat që partneri juaj ju obligon ti bëni) kokteje pune, vizita të familjes), por duhet të mbani në mendje se sa mirë ndjehet partneri juaj kur ju ka juve në krah.

    Bëhuni të sinqertë në cilat evente nuk ndjeheni mirë e që partneri merr pjesë. Jo gjithçka është e patjetërsueshme. Ndoshta do të ndihet keq që ju nuk mirrni pjesë në festën e përvjeshme familjare por nuk do ti vijë edhe aq keq nëse nuk i bashkangjiteni në ndeshje futbolli.

    Gjërat e vogla që e surprizojnë. Ndoshta partnerit tuaj i pëlqen një shije specifike e akullores? Të merrni herë pas here do t`ia bëjë me dije se mendoni për të.

    Mos e detyroni të dilni në grup apo në takim me ndonjë çift tjetër në të cilin nuk janë të gjithë miq. Nuk mund të keni shoqëri të përbashkët, prap mund të dilni me shoqen tuaj edhepse i keni partnerët. Djemtë nuk duhet patjetër të bëhen miq vetëm sepse edhe ju jeni shoqe.

    Puthe kur të përshëndeteni para se të bëni gjithçka tjetër. Është gjëja më e ëmbël kur të puth herët në mëngjes dhe dëshiron të mos ju zgjojë. Puthja është e ëmbël gjithmonë.

    Ndonjëherë ftesa duhet rrefuzuar që të kaloni më tepër kohë bashkë. Vetëm pse jeni të lirë nuk do të thotë që të pajtoheni me planet e dikujt tjetër. Ndonjëherë dëshironi të jeni vetëm ju të dy.

    Trajtoni familjen e tij si të tuajën. Ata do të duan të konsideroheni familje, ndërsa ai do të dëshirojë të ju shohë se si e trajtoni familjen e tij si të juajën.

    Më tepër “të dua” janë më mirë se më pak. Dy fjalë që nuk plaken kurrë.

    Bëhuni të këndshëm kur partneri është i sëmurë. Ndoshta kjo do të thotë anulimin e darkës dhe përgaditjen e supës , ndoshta do të thotë të shkoni në farmaci për barna. Askush nuk sëmuret me qëllim dhe nëse rolet do të ishin ndryshe, e dini se edhe ai do ta bëjë të njejtën për ju.

    Bëni më tepër punë të shtëpisë kur tjetri është i zënë me punë dhe nuk mund të kryejë pjesën e tij. Gjërat që i kryeni bashkë, kur njëri është i zënë, duhet ti kryejë tjetri.

    Mos bëni shaka në llogari të njëri-tjetrit. Bëhuni të sigurtë se çfarë i pengon ta ndani me shoqërinë, sepse ai aty prap është partneri juaj.

    Të jeni në kohë. Shumë zënka mund të evitohen nëse nuk vonoheni kur merrni përsipër di­çka.

    Nëse dikush flet keq për partnerin tuaj, mbrojeni atë. Edhe në qoftë se jeni tepër e këndshme me njerëzit duhet ta mbroni atë.

    Mbajeni njëri-tjetrin të informuar rreth planeve individuale. Do të shkoni me shoqen në kafiteri? T`ia kaloni mirë! Por mos harroni të informoni partnerin tuaj sepse kështu nuk do të shqetësohet ku ndodheni dhe mund të planifikojë atë kohë për diçka vetë.

    Ktheni mesazhet dhe telefonatat. Nuk duhet hezituar kur është në pyetje partneri.

    Zgjidhni mos të grindeni kur udhëtoni. Hoteli luksoz nuk është aq luksoz, apo ai ka harruar diçka, nuk duhet ta kaloni kohen duke u grindur.

    Bëhuni spontan. Bëni ndonjë rezervim për darkë në momentin e fundit, ose thjeshtë darkoni në restorantin tuaj të preferuar. Bëni seks të rastësishëm gjatë mëngjeseve. Befasoje atë me ndonjë tiketë koncerti.

    Duajeni njëri tjetrin pa kushte. Ndonjëherë është kaq e thjeshtë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...