Përse ndodhin ndarjet e çifteve gjatë verës?

spot_imgspot_img

Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina, janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte, andaj disa sosh nuk e presin bashkë vjeshtën.

Vera është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje dhe divorce. A ndodh kështu për shkak të kohës së bukur apo për shkak të sezonit të pushimeve vjetore, por një gjë dihet që vetëm verës jemi më të relaksuar dhe më lehtë u hyjmë aventurave, ka treguar një hulumtim i bërë në Britani të Madhe.

Edhe një sondazh tjetër i bërë online nga në agjenci takimesh, ka nxjerrë rezultate befasuese për besnikërinë e çifteve italiane: rreth 50 për qind e të pyeturve pranojnë se gjatë verës tradhtojnë partnerin e tyre. Shumica e të pyeturve deklaronin se preferonin një histori të shkurtër, ku të mos përfshiheshin shumë emocionalisht.

Sipas psikologëve, ky nuk është vetëm një fenomen italian, pasi pushimet verore janë një terren i mirë për tradhti. Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?

Kriza në çift – Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menyja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.

Largësia – Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Tradhti rastësore – Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.

Gjatë verës rritet dëshira – Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.

Por në verë nuk tradhtojnë vetëm të rinjtë me histori që ende nuk janë transformuar në familje me fëmijë. Tradhtojnë edhe gratë mbi 40 vjeç të cilat kanë nevojë të nisin një jetë të re, nënat e reja me fëmijë të vegjël që duan të largohen nga detyra që kanë marrë përsipër dhe që ndiejnë se duan akoma të jenë në qendër të vështrimeve të një mashkulli. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.

Desert i thjeshtë: Panna cotta me vanilje dhe fruta sezonale — recetë për 4 persona (sasi të sakta)

Një recetë e thjeshtë dhe elegante për panna cotta me vanilje dhe fruta sezonale, me masa të sakta për 4 persona dhe këshilla për siguri ushqimore.

Recetë: Krem karamel i thjeshtë — ëmbëlsirë me sasi të qarta për 4 persona

Recetë e qartë dhe e lehtë për krem karamel për 4 persona: përbërës me sasi të sakta, hapa për përgatitje në banjë-marie dhe këshilla për siguri ushqimore gjatë përgatitjes dhe ruajtjes.

Yjet sot — horoskop argëtues për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Një horoskop i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat: shije të dashurisë, sinjale në punë dhe ide të thjeshta për mirëqenie—vetëm për argëtim, pa premtime.