Ja si të reduktoni dëshirën e madhe për të ngrënë ushqim

spot_imgspot_img

Truke të mrekullueshme ku ju nuk do keni dëshirën për konsum të ëmbëlsirave dhe ushqimeve jo të shëndetshëm…

A keni shpesh oreks për ushqime të ndaluara përderisa tentoni të humbni në peshë? Madje edhe dietat më të përkushtuara ndjejnë tërheqjen e ushqimit nga frigoriferi duke kërkuar diçka për të kënaqur stomakun e tyre.

Heqja dorë nga ushqimi i ndaluar përgjatë procesit të humbjes në peshë, jo vetëm që ju ndihmon në reduktimin e peshës, por gradualisht ul dëshirën e fortë për yndyrëra, sheqer dhe gjëra të kripura.

Lexoni në vazhdim truket ku mund të reduktoni dëshirën tuaj për ushqim…

1. Zgjedhni ushqime me indeks të ulët glikemik

Ushqimet me indeks të ulët glikemik treten ngadalë, duke shkaktuar rritje të vogël të glukozës në gjak. Këto lloj ushqime ju bëjnë të ndiheni të ngopur pas ngrënies dhe gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e akumulimit të peshës së tepërt. Më së miri është të hani çdo ditë 5 racione të vogla që përfshijnë të paktën dy fruta në ditë dhe racione përplot me drithëra, kështuqë trupi juaj do të merr gjithçka që ju nevoitet dhe nuk do ndjeni nevojën për konsum të gjërave jo të shëndetshme.

2. Merrni në punë ushqime të shëndetshmë të përgatitur nga shtëpia

Nëse vdisni për ndonjë pizza apo hamburger, atëherë përgatiteni verzionin tuaj të shëndetshëm në shtëpi dhe merreni me vete për në punë. Përgatitni hamburgerin me mishin e gatuar në shtëpi dhe bukë integrale. Përgatitni peshkun duke e skuqur si dhe patate në furrë me vaj ulliri. Në këtë mënyrë do i ikni ushqimeve të shpejta dhe do shpëtonit nga shtimi në peshë.

3. Konsumoni shumëllojshmëri të ushqimeve

Dietat strikte dhe kufizuese janë shpesh të papërballueshme dhe vetëm se e rrisin dëshirën për ushqime të pashëndetshme. Më së miri është të mos e ndaloni veten nga gjithçka dhe të kombinoni së paku 20 lloj ushqime të ndryshme brenda ditës, kështuqë ju edhe do të kënaqeni me shijet e ndryshme por edhe nuk do të ndjeni mall për gjëra të pashëndetshme.

4. Menaxhoni mirë vaktet ushqyese

Pjesën e racioneve me më shumë kalori vëjeni në mes, ndërsa ushqimet që janë të pasura me fibra dhe proteina vëjeni në fillim dhe fund. Është mirë të filloni ushqimin me një supë të lehtë, më pas mund të konsumoni ndonjë racion që ka më shumë kalori dhe përfundojeni drekën me një sallatë. Nëse kështu i organizoni vaktet ushqyese, do të ndjeni sikur jeni vazhdimisht duke ngrënë.

5. Mos e anashkaloni mëngjesin

Mëngjesi, është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës. Në mëngjes konsumoni vezë të ziera me bukë thekre. Njerëzit që anashkalojnë mëngjesin, zakonisht kanë oreks më pas për ëmbëlsira dhe gjëra tjera jo të shëndetshme, sepse nëse nuk hani mëngjes ju duhet ta plotësoni vendin e ushqimit me diçka tjetër./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: organizimi i produkteve dhe afatet e përdorimit — udhëzime praktike për shtëpi

Si t’i organizoni dhe të kontrolloni afatet e produkteve të flokëve në shtëpi, me këshilla praktike për të parandaluar dëmtimet nga dielli, klori dhe stili i përditshëm.

Horoskop ditor argëtues për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (8.9.2026)

Lexo horoskopin ditor argëtues për 12 shenjat dhe zbuloni sinjale të dashurisë, dinamikës në punë dhe ide për mirëqenie në ditën e 8 shtatorit 2026 — vetëm për argëtim.

Showbiz: si të përgatiteni për një festival kulturor — etiketa dhe përvoja e publikun

Udhëzues praktik për pjesëmarrësit në festivalet kulturore: si të verifikoni informacionin, sjelljen gjatë ngjarjes dhe mënyrat për të mbështetur artistët dhe trashëgiminë kulturore.

Pastrimi dhe organizimi: kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzues praktik për të krijuar dhe mirëmbajtur një kënd studimi të sigurt dhe të organizuar për vetëm një fëmijë, me theks tek ruajtja e kimikateve dhe masat e parandalimit të aksidenteve.