1.6 C
Priština
More

    Humbja e oreksit tek të moshuarit – si t’i ndihmojmë ata

    spot_imgspot_img

    Humbja e oreksit ështe pjesë normale si rezultat i plakjes, por është e rëndësishme që të moshuarit t’i marrin mjaftueshëm vlerat ushqyese qe t’i ndihmojë atyre të ruajnë fuqinë e trupit.

    Arsyet për humbjen e oreksit tek të moshuarit mund të jenë të ndryshme, por e vërteta është se zakonisht kjo bëhet për të shqetësuar fëmijët e tyre, me qëllim të kujdesit ndaj prindërve gjatë ditëve të fundit të pleqërisë.

    Kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë për një problem të madh shëndetësor. Shumica e njerëzve të moshuar hasen me ndonjë problem “të moshës” dhe shpesh konsumojnë të pakten nga një lloj medikamenti.

    Nëse kjo humbje e oreksit vazhdon dhe ju keni ndryshime në disponimin tuaj, atëherë kjo është shenjë alarmuese. Problemi me të ushqyerit si dhe refuzimi i saj mund të jetë për shkak të: mungesës së interesimit të ushqimit si rezultat i dobësimit të receptorëve për shije, depresioni, vetmia, dobësimi për shkak të moshës së vjetër, paaftësia për të përgatitur ushqim, pasojat nga marrja e disa medikamentëve të caktuara.

    Sigurisht, që është normale të ndryshojë oreksi gjatë ditëve të pleqërisë, por ekzistojnë shumë mënyra të tjera që këta pleq të marrin vlerat ushqyese në mënyrë të mjaftueshme, e të mos flasim përmes ushqimit standard.

    Nëse keni përjetime të ndryshme të traumave (si humbja e bashkëshort-it/es), atëherë do të keni ulje të dëshirës për ushqim. Kjo mund të ndikojë në dobësimin e receptorëve për erë dhe shije, si dhe problem me dhëmbët.

     Si t’i ndihmojmë ata, në stimulimin e oreksit

    Mos shtoni racionet e ngrënjes, por vetëm vlerat ushqyese të tij. Mëngjesi nuk duhet të jetë ushqim i forte, të moshuarve do t’ju mjaftojë përzierja e mirë e frutave dhe perimeve të zgjedhura. Përveç pijeve, ata mund të konsumojnë lehtë edhe ndonjë sallatë. Kalori shtesë mund të marrin përmes konsumit të vaj ullirit në sallata si dhe gjalpit të kikirikut.

    Krijoni një regjim të të ushqyerit. Le të konsumohet mëngjesi, dreka dhe darka çdo ditë në të njejtin orar. Nëse personi i moshuar refuzon të hajë gjatë racioneve të rregullta, atëherë të paktën ofroni ndonjë pije apo ushqim të lehtë e të shëndetshëm. Shprehia me kohe do te sinjalizoje urine në të njejtën kohë.

    Hani së bashku. Ashtu si për fëmijët, edhe për pleqtë vlen kjo thënie: në shoqëri është shumë këndshëm. Pleqtë, le të jenë të rrethuar me familjarë, të hanë së bashku në të njejtën kohë, dhe kohë pas kohe t’i sillni miq të vjetër që do t’i inkurajojnë të flasin, por edhe mundësinë për të ngrënë së bashku në shoqëri.

    Goja e thatë, shpesh mund të jetë një problem. Është mire që para ushqimit të shpëlani fytin me ujë. Nëse për shkak të disa barnave që konsumojnë, krijohet bindja e një shije metalike në gojën e tyre, atëherë përpiquni që këto proteina t’i merrni në formën e produkteve të qumështit. Nëse uji për ta ka shije të keqe, atëherë pasurone atë me gjethe mente, fruta apo tranguj.

    Mendoni rreth përgatitjes së këtyre pijeve dhe lëngjeve, të cilët kanë vërtetuar nivel të lartë të energjisë dhe rritje oreksi. Këshilla dhe receta të ndryshme do të gjeni në tekste të shumta ku përshkruhet përgatitja e pijeve të shëndetshme për të moshuarit. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...