Si ta “ngrohni” jetën tuaj seksuale me ndihmën e Feng Shui-t

spot_imgspot_img

Kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit dhe aktivitetet në të, mesiguri gjëja e fundit që mëndoni është Feng Shui.

Por prapseprapë është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje feng shui-t, sepse edhe ndryshimi më i vogël i cili është në përputhjë me feng shui-n mund të ndikojë mirë në jetën tuaj seksuale.

Dhoma e fjetjes e mbingarkuar me letra, me laptopin e ndezur tërë kohën dhe të lidhur në internet, me librat nëpër rafte, me fotografitë dhe lodrat e fëmijëve – një dhomë e tillë nuk është e mirë për jetën seksuale.

E gjithë kjo ua tërheq vëmendjen nga “akti kryesor”.

Tek feng shui gjëja më e rëndësishme është balansi. Ku ka balans ka edhe përparim. Balansi në dhomën e gjumit duhet të jete jing-jang, mashkull-femër, pushim-dashuri, gjumë-seks.

Krijimi i lidhjes më të mirë dhe jetës sekusale më të mirë fillon me krijimin e harmonisë dhe balansit në lidhje dhe në dhomën e gjumit të cilën e ndajnë partnerët. Nëse mendoni se jeta juaj seksuale ka rënë në krizë, aplikoni rregullat e mëposhtme të feng shui-t.

1. DHOMA JUAJ DUHET TË PARAQESË SIMBOLIN “DASHURIA NË SHIKIM TË PARË”

Dhoma juaj e gjumit le të manifestojë gjithmonë “dashuri” sa herë që të futeni në të. Nuk mendohet në krevat në formë zemre, por në një dhomë e cila është e pastërt, e cila duket bukur dhe në të cilën nuk ka libra, kompjuterë dhe vegla për ushtrime.

 2. HIQNI VRASËSIT E PASIONEVE

Për shumë çifte, fëmijët janë vrasësit e pasionit. Nëse keni fëmijë, juve ju duhet hapsirë në të cilën ata nuk do të jenë prezent. Largoni nga dhoma e gjumit të gjitha fotografitë, lodrat dhe gjërat e tjera që u përkasin fëmijëve. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë vetëm për të rritur.

 3. ZBUKURONE

Bleni dyshek të mirë dhe mbulesa të bukura që të ndjeheni bukur çdoherë që të gjendeni në dhomën e gjumit. Shmangjuni luleve, dekorimeve dhe gjërave që janë “femërore” ose “mashkullore”. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe elemente neutrale dekorative.

 4. KRIJONI BARABARËSI

Dizajnerët ndoshta nuk e duan simetrinë, por feng shui e do. Në të dy anët e krevatit duhet të vendosni nga një komodinë indentike mbi të cilat qëndrojnë dy llamba identike, në mënyrë që të krijohet barabarësi dhe ndenjë e të drejtave të barabarta.

 5. HIQNI PASYRAT

Pasqyrat e duplifikojnë numrin e njerëzve në një hapsirë – ndërsa kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, vetëm dy njerëz duhet të jenë në të. Krahas kësaj, pasqyrat shkaktojnë edhe pagjumsi, e nëse nuk jeni të pushuar nuk do të jeni të disponueshëm edhe për seks./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët pas diellit dhe pishinës: 5 hapa për më pak tharje dhe këputje

Pas plazhit apo pishinës flokët shpesh duken të tharë dhe të brishtë. Ky artikull ofron pesë hapa praktikë, të bazuar në udhëzimet e dermatologëve, për të zvogëluar tharjen dhe këputjen pas ekspozimit ndaj diellit dhe klorit.

Horoskopi ditor, 17 gusht 2026: Si nis java për shenjën tuaj

Horoskopi ditor për 17 gusht 2026: dashuria, puna, paratë dhe mirëqenia për të 12 shenjat e zodiakut.

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.