Si na ndihmon puthja të zgjedhim të duhurin

spot_imgspot_img

Nëse nuk kënaqeni në puthjet me partnerin e ri, ekziston arsyeja- biologjia ju flet që ai thjesht nuk është i duhuri… 

Studimet e reja kanë zbuluar që kur dy veta puthen, kjo i mundëson çdo individi të vlerësojë tjetrin, me anë të rrugës së aromës dhe shijes. Sinjalet që vijnë gjatë puthjes mund të ofrojnë shenja biologjike të kompatibilitetit, kualitetit të gjeneve dhe shëndetit në përgjithësi, kështu të paktën besojnë shkencëtarët.

Puthjet janë karakteristika të sjelljes njerëzore dhe janë shumë të rëndësishme, por ne ende nuk jemi të sigurtë çfarë qëllimi ato kanë – ka thënë psikologu Rafael Vlodarski nga Oksfordi, i cili e ka bërë këtë hulumtim me 900 vullnetarë.

Edhe pse puthjet mund të nxisin nivel të lartë të epshit seksual, hulumtimet thonë që seksi nuk është arsyeja kryesore e asaj pse puthjet  ekzistojnë. Në lidhje ato janë para së gjithash aty për ta mbajtur lidhjen intime mes partnerësh, e para se lidhja të thellohet- shërbejnë si detektorë për vlerësim.

Me siguri edhe vetë do ta pranoni që e keni humbur interesimin menjëherë për ndonjë tip i cili nuk puthet mirë. Tani e dimë që për këtë ekziston një arsye: Alarmi juaj i brendshëm ju ka thënë që ai nuk është i duhuri! /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...