12.2 C
Priština
More

    Këtë me siguri nuk e keni ditur për klitorisin

    spot_imgspot_img

    Në vitin 2013 asgjë nuk do të duhej të ishte revolucionare kur janë në pyetje gjërat e femrave ‘atje poshtë’. Ndërkaq edhe nga femrat edhe nga meshkujt shpesh dëgjohen krahasime që nuk janë aspak të sakta.

    Jetojmë në një botë ku trupi i femrës është hiperseksualizuar dhe objektizuar, por edhe krahas kësaj, çdo e treta femër ka problem me arritjen e orgazmës. Por ky nuk është problem biologjik, por edukate dhe psiqike. Edhe pse thuhet që gjeneratat e sotme janë seksualisht shumë liberalë, disa gjëra të cilat nuk do të duhej të ishin, ende për shumë njerëz është diçka e panjohur, shkruan policymic.com.

    Që më të mos jetë e panjohur, të paktën kur është në pyetje klitorisi, këtu janë faktet të cilat me siguri nuk i keni ditur që janë qendra e kënaqësis së femrave.

    1) KLITORISI SHËRBEN VETËM PËR KËNAQËSI

    Klitorisi është organi I vetëm që ekziston vetëm për kënaqësi, në krahasim me penisin i cili e ka edhe rolin e shumëfishimit.

    Klitorisi bëhet nga indi erektil i cila mblidhet dhe hapet gjatë stimulimit seksual dhe kjo lirohet vetëm pas orgazmës.

    Pesëdhjetë nga 75 përqind të femrave e arrijnë O-në e madhe gjatë stimulimit të klitorisit, me apo pa seks vaginal.

    2) KLITORISI NUK PLAKET

    Jo vetëm që nuk plaket klitorisi po me vite është më i mirë e më i mirë. Në fund të pubertetit madhësia e klitorisit është gati e dyfishuar. Deri në momentin kur femra i kryen të 32-tat, klitorisi është gati katër herë më i madh se sa në pubertet. Pas menopauzës, klitorisi është shtatë herë më i madh se sa kur keni lindur. Pikërisht kjo mund të jetë arsyeja pse femrat thonë sa më e vjetër aq më i mirë është seksi.

    3) KARSHI KLITORISIT FEMRAT KANË EDHE TRE PIKA EROGJENE

    Përveç majes së klitorisit (e njohur si pika C) femrat kanë edhe dy pika tjera erogjene në dhe rreth vaginës të cilat janë të lidhura dhe stimulojnë klitorisin. Kjo përfshin pikën G, por edhe diçka më të njohur si pikat A dhe U. Paraardhësit tonë kanë ditur ta çmojnë klitorisin. Taoistët kinezë të cilët janë marrë me kërkimin e seksit, e kanë quajtur pikën G si ‘perlat e zeza’.

    4) MADHËSIA E KLITORISIT

    Klitorisi është shumë më i madh se sa ju mendoni! Në mesatare, organi gjenital i femrës ka nga 8 deri në 12 centimetra dhe është i gjërë rreth 6 centimetra. Por shumica nuk është e rëndësishme. Aftësia e femrës për të ndjerë orgazmën, si dhe intenziteti i orgazmës nuk ka asnjë lidhje me madhësinë dhe ngjyrën e klitorist të saj.

    5) KLITORIS KANË TË GJITHË GJITARËT NDËRSA MË TË MADHIN E KANË HIJENAT

    Klitoris kanë gati të gjitha femrat gjitare. Klitorisin më të madh e ka hijena e cila lind, urinon dhe ndjen orgazëm nga klitorisi. Shumica e klitorisit gati një e katërta është e fshehur nga pamja, pjesa më e madhe kryesisht është e fshehur në trup. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...