Kur është koha ideale për martesë?

spot_imgspot_img

Femrat të cilat nuk arrijnë që të gjejnë partnerin ideal para të tridhjetave, dalngadalë fillojnë të humbin vetëbesimin dhe të brengosen për të ardhmen tyre familjare dhe në dashuri. Mirëpo, nuk duhet që të panikoni, sepse zgjidhja ekziston.

Zgjedhja dhe kriteret e larta të femrave nuk shkojnë në këtë rast. Vitet shkojnë, ora biologjike troket, kurse durimi që nuk do të takoni “princin”, derisa keni edhe ca vite të favorshme për të lindur, krijon një tollovi të vërtetë në kokë.

Mirëpo, pyetja është se çfarë të bëni kur prekni të tridhjetat, e ju ende nuk e keni takuar mashkullin e vërtetë? Në atë pyetje është munduar që të përgjigjet Lori Gotlib, autorja e librit “Martohu me të: Si të stoliseni para Zotëri Mesatarit”.

Në fakt, Lori kishte vendosur që të lind fëmijë tek në prag të dyzetave, e deri atëherë kishte refuzuar të gjithë meshkujt me radhë, duke besuar që asnjëri nga ta nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të. Mirëpo, arriti që “rehatohet”, mori një trajner për lidhje dhe u dashurua.

Sipas saj, çelësi i suksesit është që të keni aftësi për të njohur mashkullin e vërtetë. Shumë femra gabojnë mu në atë dhe refuzojnë meshkuj të cilët do të mund të ishin shumë partnerë të mirë.
Shtrohet pyetja se si një femër mund të dijë se cilit mashkull duhet t’i jepert shansi, e cilit jo? Përgjigje në këtë pyetje kërkoni duke u përgjigjur në:

  • A e doni njëri tjetrin?
  • A respektoheni?
  • A është argëtuese kur jeni bashkë?
  • Në çfarë mënyre sillet me ju?
  • A keni vlera të ngjashme?
  • A dëshironi gjëra të njejta në jetë?
  • A jeni kompatibilë?

Në rast se në secilën pyetje përgjigjeni duke pohuar, definitivisht është në pyetje mashkulli i cili është i vlefshëm për t’i kushtuar vëmendje, i cili do të mund të ishte edhe bashkëshort i mirë e, para së gjithash, baba i mirë i fëmijëve tuaj. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.