Shtatë gjëra për shkak të të cilave njerëzit do të heqnin dorë nga seksi

spot_imgspot_img

Gjykuar sipas shumë kërkimeve, ekziston një listë e tërë e gjërave për shkak të të cilave njerëzit, kur do të detyroheshin të zgjedhnin, pa asnjë hamendje do të heqnin dorë nga bërja seks

Seksi si duket cdo ditë e më shumë po bëhet më pak i rëndësishëm në jetën e njerëzve, së paku nëse bazohemi në disa kërkime. Në fakt, kërkime të ndryshme që janë bërë në këtë temë, kanë treguar se si ekzistojnë shumë gjëra për shkak të të cilave njerëzit do të heqnin dorë nga bërja seks. Njëra nga to është kafja e mëngjesit, sepse sipas kërimit të cilin e ka bërë zinxhiri i hoteleve „Le Meridien“, 53 përqind e mysafirëve do të preferonin më mirë kafen se sa seksin e mëngjesit.

Mirëpo, studime të tilla ka shumë, e për çka tjetër njerëzit do të heqnin dorë nga bërja seks, mësojeni më poshtë.

Gjumi

12 përqind e njerëzve më parë do të zgjedhnin gjum të rehatshëm, sesa një natë të bujshme me shumë seks.

Telefoni mobil

Telefonat mobilë në tërësi e kanë pushtuar jetën e njerëzve, saqë deri në 33 përqind e njerëzve më parë do të heqnin dorë nga seksi se sa nga telefoni i tyre mobil për një javë të tërë.

Komplimentet

Kërkimi i bërë në vitin 2011 tek studentët ka treguar se si shumicës më shumë u ngrit egon dhe vetëbesimin komplimetnet, e jo seksi

Përshuta

Portali Canada.com ka zhvilluar një kërkim i cili ka treguar se në 43 përqind të të anketuarve, përparësi më të madhe ka përshuta në raport me seksin.

Ushqimi i preferuar

Kërkimi nga viti 2012 i cili është bërë në portalet Today.com dhe Match.com ka zbuluar që deri 39 përqind e femrave të pamartuara më parë do të heqnin dorë nga seksi për një vit të tërë sesa nga ushqimi i tyre i preferuar.

Interneti

Gjykuar nga kërkimet e kompanisë Intel nga viti 2008, interneti është më i rëndësishëm se bërja seks. Kjo shkon shumë larg, sa që 46 përqind e femrave dhe 30 përqind e meshkujve më parë do të pranonin që për dy javë të mos kenë seks sesa të mbeten pa internet.

Rinia

Shtëpia e kosmetikës „Elizabeth Arden“ ka bërë një kërkim i cili ka treguar se 21 përqind e femrave, më parë, për një vit të tërë, do të heqnin dorë nga seksi, sikur të dinin që kjo gjë do t’u ngadalësonte procesin e plakjes. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...