Gjithçka që nuk keni ditur mbi puthjen!

spot_imgspot_img

Puthja nuk është vetëm dhuratë për personat të cilët i duam, shëlqimi i momentit dhe magjia e dashurisë! Puthja është një botë e tërë në miniaturë, dhe e rrethojnë me qindra gjëra për të cilat ne me siguri nuk kemi patur idenë! Mirëpo, koha është që të edukohemi!

1. 37% e meshkujve mbajnë sytë hapur gjatë puthjes, përderisa të njejtën e bëjnë vetëm 3% e femrave.

2. Një minutë puthje mundet që të djegë deri në 26 kalori (kur është në pyetje puthja franceze).

3. Kur dy persona puthen, mundet që të aktivizohen thajse të gjitha muskujt në trup.

4. Kërkimet tregojnë se puthjet janë më të zjarrta nëse putheni me personin që ka ngjyrë të flokëve të njejtë me tuajat.

5. Gjatë gjithë jetës, mesatarisht pranojmë rreth 25.000 puthje.

6. Truri ynë posedon neurone speciale të cilat na ndihmojmë që të gjejmë edhe një palë buzë në errësirë.

7.Puthja nganjëherë mund të jetë dhjetë herë më efikase se morfiumi në zbutjen e dhimbjeve, sepse aktivizon “vrasësit” natyral të dhimbjes.

8. Egjiptasit e vjetër janë puthur me hundë, kurse buzët nuk janë përdorur në momentet e ëmbla të puthjeve.

9. Një person mesatarisht kalon 14 ditë të jetës së tij duke u puthur.

10. Puthja më e gjatë në histori ka zgjatur 17 ditë e 10 orë në Çikago, kurse rekordi është vendosur qysh në vitin 1984. Puthja më e gjatë filmike ka numëruar 185 sek. në filmin “Ti tani je në ushtri” nga viti 1940.

11. Në Italinë e mesjetës nëse një çift është parë duke u puthur, ka qenë i obliguar që ta zyrtarizojë lidhjen e tij me martesë.

12. Puthja më e njohur filmike e të gjitha kohërave ka qenë në mes Clark Gable dhe Vivien Leigh në filmin “Gone with the wind”. Në realitet Vivien ka qenë gërditur me të, për shkak të dhëmbëve të rrejshëm të Geblit dhe erës e cila ka kundërmuar rëndë në uiski.

13. Puthja vepron edhe si tretman për bukurinë, sepse bën që sytë të shëndrisin dhe lëkura të shkëlqejë.

14. Kur bebeja puthet shpesh dhe shumë, më vonë në jetë do të bëhet person më i butë për nga natyra.

15. Me puthje prodhohen endorfinet të cilat nxisin euforinë dhe gjendjen e mirë emocionale.

16. Dita ndërkombëtare e puthjes është 5 shkurti./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — paketimi inteligjent dhe rehati familjare

Udhëzime praktike për prindërit që duan t’i shijojnë festat kulturore me fëmijë: si të planifikoni, çfarë të paketoni dhe si të siguroni rehati dhe siguri gjatë ditës.

Pastrimi dhe organizimi: Si ta mbani këndin e studimit për vetëm një fëmijë të pastër dhe funksional

Udhëzime praktike për të mbajtur këndin e studimit të një fëmije të pastër, të sigurt dhe të lehtë për t’u pastruar, me fokus në menaxhimin e produkteve kimike dhe reagimin në rast helmimi.

Flokët & Trupi: Kujdes i trupit me rutinë të thjeshtë — hapa të përditshëm për flokë dhe lëkurë

Një udhëzues praktik për një rutinë të thjeshtë trupore që mbron flokët dhe lëkurën e kokës nga dielli, klori dhe zakonet që shkaktojnë thyerje. Këshilla të përditshme, veprime pas pishinës dhe kur të kërkoni ndihmë dermatologjike.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — zgjedhje veshjeje dhe rehatie për ditë të gjatë

Udhëzime praktike për femrat që planifikojnë të shkojnë në festivalet kulturore: si të zgjidhni veshjen, të organizoni bagazhin dhe të ruani rehati gjatë një dite të gjatë, me respekt për kulturën dhe artistët.