A mund botoksi ta ndalojë migrenën?

spot_imgspot_img

Pyetje: A funksionojnë realisht injeksionet e botoksit për migrenën?

Përgjigje: për skeptikët, të marrësh botoks për kokëdhembje tingëllon diçka shumë e pamundur. Por, sipas Dr. Mitch Chasin, themelues dhe drejtor mjekësor i Qendrës për reflekse të lëkurës, injeksionet e botoksit për personat që vuajnë nga migrena nuk janë vetëm një gjë e vërtetë, por paraqesin edhe një ndryshim jetësor. Migrenat kronike, shpjegon Chasin ndodhin më shumë se 14 ditë të muajit dhe zgjat për më shumë se 4 orë. Çdokush që vuan më shumë se gjysma e ditëve të jetës së tyre është duke përjetuar një reduktim të madh në cilësinë e jetës së tyre, por për fat të keq shumica e barërave që përdoren për të kuruar migrenën, kanë efekte anësore të tmerrshme, si mjegullirë e trurit gjë që ju bën të harroni emrat apo përgjumja që dëmton aftësinë tuaj për të vozitur. Trajtimi me botoks është krejtsisht ndryshe: “Ai pengon komunikimin ndërmjet trurit dhe muskujve të tensionuar, përveç kësaj pengon edhe disa receptorë të trurit për dhimbje.” Kjo përfshin injektimin e një doze shumë të madhe të agjentit dhe injektimit të pjesëve të kokës dhe qafës, përveç fytyrës, thotë Chasin. Para trajtimit ai rekomandon që pacientët të kërkojnë kujdes nga neurologët për të caktuar diagnozën formale të migrenës dhe të siguroheni se ata janë të specializuar apo përmbajnë nivelin e injektuesit të alergenit, që nënkupton se ata përdorin sasinë e mjaftueshme të botoksit./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.

Panna cotta me vanilje – recetë e thjeshtë

Panna cotta me vanilje për 4 persona, gati pa mundim: përbërës të qartë, hapa të sigurt dhe këshilla ruajtjeje që ta shijosh kurdo.

Dashuria në familje pa telefona

Një ritual i përditshëm pa telefona sjell prani, qetësi dhe kujtime të përbashkëta. Ja si ta ndezësh “kohën tonë” sonte, thjesht dhe pa stres.