«Për mua je perfekt ashtu si je», mesazhi emocionues i mamasë për djalin me nishanin gjigand në fytyrë

spot_imgspot_img

Vogëlushi 1-vjeçar, i quajtur Enzo Cestari lindi me një nishan që i mbulonte pothuajse gjysmën e fytyrës së tij. Që prej asaj dite, e ëma mori një vendim. Ajo i premtoi vetes dhe të gjithëve se do bënte që ai të kuptonte se është perfekt ashtu siç ishte dhe s’do të bënte asnjë përpjekje për t’ja fshehur nishanin. Hapi i parë që mori ishte të bëhej dhe ajo si i biri. Vizatoi po të njëjtin nishan dhe gjithë krenari shkrepnin foto bashkë.

“E pranoj që për një periudhë kohe ishte tepër e vështirë për ne të shihnim se si të tjerët reagonin kur shihnim tim bir. Disa me mëshirë, të tjerë frikësoheshin, por kishte dhe nga ata që e përçmonin. Nuk është e thjeshtë, por unë dhe im shoq sillemi normalisht me të dhe duam që djali ynë ta pranojë veten siç është.”– është shprehur ajo. Pikërisht, për të festuar shenjën që e bën unike të birin, ajo i kërkoi një mikut të saj grimier të vizatonte po të njëjtin nishan në fytyrën e saj.

“Pas grimit u ndjeva njeriu më i bukur në botë. Kur shkova në shtëpi, im bir kërcente nga gëzimi dhe pse nuk mund ta kuptonte plotësisht. Në rrugë njerëzit më shihnin ndryshe, por s’më interesonte. Isha nëna më krenare në botë.” Kur 1-vjeçari lindi, ajo mendoi se thjesht ishin papastërtira në fytyrën e tij, por kur mësoi se ishte thjesht një nishan gjigand, falenderoi Zotin për bebushin e bshëndetshëm dhe nisi të qajë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.