A duhet t’i shpërbleni fëmijët me para kur ju ndihmojnë me punët e shtëpisë/ çfarë thonë psikologët

spot_imgspot_img

Motivimi i fëmijëve pëmes parasë është një temë që i ka ndarë psikologët në dy kampe. Shpërblimi i të vegjëlve me para, kur këta të fundit ende nuk e dinë vlerën e lekut mund të jetë një veprim i gabuar që do të shoqërohet në vitet në vijim me jo pak efekte negative. Para së gjithash prindërit duhet të jenë të aftët të ndajnë detyrat e fëmijëve nga “kërkesat shtesë” që mund ata mund t’u japin atyre.

Nëse për këto të fundit mund të ketë një shpërblim (që sërisht nuk duhet të jetë monetar), po për detyrimet që ata kanë, duhet medoemos që prindi t’i shpërblejë fëmijët? Pasi të jeni qartësuar ju vetë se çfarë prisni nga fëmija dhe çfarë jo, atëherë mund të ndërtoni një sistem vlerësimi ! Megjithatë psikologët janë të mendimit se fjalët vlerësuese, nxitëse dhe motivuese janë edukata më e mirë që mund t’u japim fëmijëve 5 viteve të para të jetës.

Nëse për çdo detyrë të kryer nga fëmijët (flasim këtu jo vetëm për punët e shtëpisë) do të detyrohemi t’i paguajmë ata, fëmijët nuk do të jenë të aftë në të ardhme të kuptojnë se çfarë kanë për detyrë të bëjnë. Ndonëse psikologët mbështesin teorinë se fëmijët rreth moshës 3-4 vjeçare duhet të fillojnë të ndihmojnë prindërit me punët e shtëpisë, prindërit nuk i shohin këto të fundit si detyra që i përkasin të vegjëlve.

Këtu psikologët mund t’i kuptojnë apo justifikojnë shpërblimet monetare, por kur vjen puna tek detyrat e shtëpisë, ata pohojnë se ky është gabimi më trashanik që mund të bëjnë prindërit e që ka pasoja afatgjate tek fëmijët! Në këtë moshë, të mësuarit e të nxënit duket se është “detyra”e vetme e një fëmije dhe duke i dhënë lekë, ata do të krijojnë një realitet të shtrembëruar ! Duhet të mësoj ,që mami të më japë lekë! Nëse nuk me jep atë që dua, nuk kam pse mësoj! Për çfarë duhet të mësojë një fëmijë? Për lodra, për lekë? Nëse deri më tani nuk keni filtruar “sistemin e vlerësimit” ka ardhur koha të riorganizoni detyrat dhe te drejtat e femijeve.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...