Ndryshimet që i ndodhin trupit të gruas 2 orë deri në 8 javë pas lindjes, ja çfarë duhet të kuptoni me lehoni

spot_imgspot_img

Ekspertёt e vlerёsojnё lehoninё si njё periudhё kalimtare pas lindjes e cila zakonisht zgjat 6-8 javё. Gruaja gjatё kёsaj periudhe mund tё pёrjetojё shqetёsime tё vogla nё aspektin psikologjik, nё zgjedhjen e pediatrit tё fёmijёs, nё gjidhёnie etj.

Menjёherё pas lindjes…
Nёna e re do tё ndodhet para kёtyre ndryshimeve, dhe nё disa vende tё caktuara gruaja “kёshillohet” tё qёndrojё nё shtrat pёr 40 ditё por kjo bёn qё rreziku pёr tё kaluar trompozё tё jetё tepёr e lartё. Nё kёtё periudhё gruaja duhet tё marrё ndihmё nga dikush, dhe kryesisht nga partneri. Kjo ёshtё njё periudhё shumё delikate, madje aq delikate sa edhe shtatzania.
Sa zgjat lehonia?
Fillon 2 orё pas lindjes dhe zgjat 6-8 javё dhe kjo pёrkon me kohёn qё i duhet organizmit tё gruas pёr tё stabilizuar funksionet fizike qё ishin para lindjes. Gjatё kёsaj kohe edhe funksionet e vezoreve do tё kthehen nё normalitet duke stimuluar ciklin menstrual kryesisht nёse nёna nuk ushqen me gji.
Simptomat e lehonisё
Nё aparatin neurologjik:
• Rёnie tё humorit;
• Shenjat e depresionit post-partum.
Nё lёkurё:
• Rёnie tё flokёve.
Nё kavitetin abdominal:
• Herniet;
• Aparati urinar:
• Vёshtirёsi nё urinim;
• Urinim mё i shpeshtё;
• Vёshtirёsi nё mbajtjen e urinёs.
Aparati gjenital:
• Kontraksionet uterine;
• Rrjedhjet e gjakut.
Ka ndonjё ndryshim nёse lindja ka qёnё me operacion apo natyrale?
Ekzistojnё ndryshime nё rikuperimin pas njё lindje me operacion dhe natyrale. Simptomat e lehonisё do tё jenё pak a shumё tё njёjtat por rikuperimi pas operacionit do tё bёhet mё ngadalё. Nёse gruaja ka lindur me operacion do tё pёrballet me dhimbje dhe do tё detyrohet tё marrё qetёsues, do ta ketё beben pranё pasi tё dalё nga reaminacioni dhe kёshtu fillimi i gjidhёnies do tё vonohet, do tё kёshillohet tё mos hajё ushqim gjatё 24 orёve tё para, nuk mund tё kujdeset menjёherё vetё pёr beben etj. Pra kёto janё ndryshimet qё duhet tё prisni tё ndodhin me ju gjatё lehonisё! Burimi: pernenat.al

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Blerje të dorës: si të dalloni veshje cilësore dhe më pak ndotëse — udhëzues praktik

Udhëzues praktik për blerje rroba të përdorura: si të vlerësoni cilësinë, të zvogëloni ndikimin mjedisor dhe të zgjasni jetën e veshjeve, duke marrë parasysh politikën dhe rekomandimet e BE-së për tekstile më të qëndrueshme.

Si të lexoni etiketat e rrobave për fëmijë: materiali, kujdesi dhe çfarë të shmangni

Udhëzues praktik për të kuptuar etiketat e rrobave të fëmijëve: si të lexoni përbërjen, udhëzimet e kujdesit dhe cilat informacione duhet t'ju shqetësojnë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.