Njerëzit janë fiksuar pas këtij mjeti shtëpiak që pastron hundët e bllokuara

spot_imgspot_img

Pak a shumë çdo prind do ju tregojë se çdo foshnje patjetër që do ketë hundë të bllokuara. Kur këtij problemi ia shtojmë faktin se foshnjet nuk dinë si të fryejnë apo pastrojnë hundën, çbllokimi i tyre është një gjë e vështirë.

Në një video të famshme, një grua përdor një shiringë me ujë të kripur për të pastruar hundën e vajzës së saj. Nëna e detyron vajzën të hapë gojën, pastaj vendosë shiringën në njërën vrimë të hundës dhe zbraz shiringën brenda. Papritmas uji del nga vrima tjetër së bashku me mukozë ndërsa vajza duket e emocionuar nga pastrimi i hundës.

Mirëpo në komente, njerëzit kishin reaksione të përziera, disa mendonin se është ide gjeniale ndërsa të tjerët se është e rrezikshme.

Kjo metodë është e njohur si shpëlarje nasale, gjatë të cilës e shpëlani mukozën me lëng, gjë që të rriturit e bëjnë tërë kohën.

Përdorimi i kësaj metode tek foshnjat dhe të vegjëlit nuk është ide e keqe, mirëpo preferohet që kjo gjë të bëhet me enë neti (neti pot), një enë me qafë të gjatë për të depërtuar më thellë në hundë. Në këtë proçes rol të rëndësishëm luan uji, të jetë i distiluar apo i sterilizuar, pasiqë përdorimi i ujit të ujë nga rubineti ju rrezikon me amebë që ha trurin. Edhe nëse ky solucion me kripë e ujë mund të shkojë poshtë fytit, lehtësisht mund të tretet nga acidet e lukthit andaj nuk keni pse të brengoseni.

Sidoqoftë, shumica e foshnjeve nuk do e pranojnë lehtë këtë gjë andaj mund të prisni reagime të tmerrshme si vaj dhe piskama.

Nëse e keni të vështirë këtë proçes, mund të fusni vetëm 4-5 pika nga solucioni dhe me llambën e hundës pastaj të thithni mukozën nga vrima tjetër.

Të jemi realistë se ky nuk do të jetë proçes i lehtë pasiqë fëmijës mund ti duhen edhe deri në dy javë që hunda t’i pastrohet tërësisht. Lajmi i mirë është se hunda e bllokuar eventualisht do të çbllokohet vetvetiu./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione: Si dalloni materialet që zgjasin veshjet

Zbulon shpejt me dorë, sy dhe etiketë nëse një copë do të zgjasë, plus si ta lash dhe thash që të mbajë formën më gjatë.

Dashuria në familje pa telefona

Rikthe kontaktin sy më sy me një orë pa telefona: rregulla të thjeshta, pyetje që hapin zemrën dhe aktivitete që afron brezat në shtëpinë tënde.

Afërsia në distancë: këshilla për shëndetin seksual

Afërsia në distancë kërkon komunikim të hapur, kufij të qartë dhe rituale të buta. Zbulo hapa praktikë për intimitet dhe mirëqenie në çift, kudo që jetoni.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Riktheje gjumin e qetë me hapa të thjeshtë: mjedis i errët e i freskët, rutinë e qëndrueshme dhe pije bimore të kujdesshme. Fillo sonte, me një ndryshim të vogël.