Përse barqet e shtatzënave janë aq të ndryshëm?

spot_imgspot_img

Çdo bark i shatzënës është unik, si dhe gruaja që e mbanë dhe foshnja që rritet në të. Edhe pse ka një mit në këtë kuptim, fakti se mbani një bark të lartë apo ulët ose të rrumbullakët apo me majë nuk ka lidhje me atë se mbani një vajzë apo djalë.

Shkaqet për forma të ndryshme të barkut shpesh janë për shkak të konstruktit të nënës.

  • Nëse keni konstrukt të imët dhe butë, fëmija nuk ka vend të mjaftueshëm për tu zgjëruar sikur te gruaja më e madhe.
  • Te gratë me legen të vogël, fëmija kah fundi i shtatzënisë nuk mund ta vendosë këkën deri në fund të legenit. Për këtë barku mbetet lartë dhe zgjatet përpara.
  • Edhe qëndrimi ndikon në formën e barkut! Te gratë që kanë hiperlordozë të boshtit kurrizorë (mollaqe dhe bark të spikatur), gjegjësisht kanë disi qëndrim pate, barku automatikisht shtyhet përpara dhe duket më i madh.
  • Nëse muskujt e barkut janë të fortë dhe gruaja është në formë të mirë, barku nuk theksohet aq shumë sikur, për shembull, te gruaja që nuk është në formë.
  • Është e rëndësishme edhe sa ujë e rrethon foshnjën. Ajo varion prej 300 ml deri në 1500 ml kështu që dallimi gjithashtu paraqitet edhe në madhësinë e barkut.
  • Sa më shumë fëmijë ka lindur gruaja, mbanë barkun gjithnjë më poshtë dhe sa më të rrumbullakët. Në fakt, me shtatzëni muskujt e mitrës, muskujt e barkut dhe i tërë indi përreth zgjaten. Për këtë indi i gruas që ka lindur më shumë kurrë nuk mund të jetë aq i fortë si më parë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dita e shenjave: horoskop argëtues për 12 shenjat më 29 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Një udhëtim i lehtë dhe argëtues për 12 shenjat më 29 gusht 2026: parashikime të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien që të ndihmojnë të fillosh ditën me buzëqeshje.

Një ditë jashtë: propozime familjare për një ekskursion njëditor brenda Kosovës

Udhëzues praktik për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, siguri, dokumente dhe ide të thjeshta për t’u përfshirë me fëmijët, së bashku me këshilla për udhëtarët nga Zvicra.

Zgjidhje inteligjente për hapësirat e vogla në kuzhinë: organizim dhe funksionalitet

Si të organizoni një kuzhinë të vogël duke përmirësuar ruajtjen, funksionalitetin dhe sigurinë – me këshilla praktike për kontroll të kimikateve dhe materiale të përshtatshme për lagështirë.

Flokët pas vapës: hapa të butë për rikthim dhe hidratim pas ekspozimit në diell

Si t’i riktheni dhe hidratojnë flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë: hapa të thjeshtë dhe të sigurt për të qetësuar skalpin, ruajtur lagështinë dhe parandaluar shqetësimet më të mëdha.