12.7 C
Priština
More

    6 arsyet pse jeni duke shtuar peshë

    spot_imgspot_img

    Humbja e peshës nuk është shetitje në park por është përkushtim ndaj stilit të shëndetshëm jetësor. Kemi pyetur disa nutricionistë dhe një trajner për këshillat e tyre se si të mirëmbajmë figurën e mirë trupore.

    1. Metabolizmi ju është ngadalësuar por nuk e vëreni

    Numër më i vogël në shkallën e peshës nënkupton se trupi jauj shkëmben numër më të vogël të kalorive. Numri i kalorive që djegni është i lidhur ngushtë me peshën tuaj trupore, një person me mbipeshë djeg më tepër kalori gjatë stërvitjeve pasiqë peshojnë më tepër dhe kanë nevojë për më tepër energji të lëvizin dhe mirëmbajnë atë peshë. Mirëpo, pasiqë të humbasim ato kilogramë shtesë, trupi ka nevojë për më pka kalori, andaj sasia që ju djegni është më e vogël për çdo ditë.

    1. Nuk bëni gjumë të mjaftueshëm

    Gjumi, jo vetëm që ju bën më tepër energjike, por gjithashtu ju ndihmon në mirëmbajtjen e belit tuaj. Kur nuk bëni gjum të mjaftueshëm keni nevojë të hani diçka për të fituar energjinë e nevojshme për të vazhduar pasiqë trupi prodhon më tepër gherlinë( hormon që ju bën të hani më tepër) dhe më pak leptinë ( hormoni që ju tregon kur të pushoni së ngrëni). Kur jeni të lodhura, metabolizmi juaj ngadalësohet, andaj nëse jeni të lodhura është më mirë të bëi nëj sy gjumë.

    1. Nuk keni plan rezervë

    Festimi i suksesit të dietës me një çizburger nuk është gjë e mirë, secili do i kthejë kilogramët nëse i kthehet mënyrës së vjetër të të ushqyerit. Një nga strategjitë më të mira të humbjes së vazhdueshme të peshës është konsumimi i sasive të vogla të ushqimit të shëndetshëm. Prandaj, në vend se të kërkoni për zgjidhje të shpejta të humbjes së peshë, bëni ndryshime të vogla afatgjate që do ju sjellin dobi tërë jetën tuaj.

    1. E harxhoni fuqinë e vullnetit tuaj

    Pavarësisht mitit të vullnetit të hekurt, neve kemi sasi të kufizuara të vullnetit në ditë. Andaj mos e harxhoni vullnetin tuaj duke i rezistuar një çokollateje që ndoshta ju bën mirë, sepse do të josheni nga ushqime jo të shëndetshme më vonë. është mirë që t`i bëni gjërat e vështira në mëngjes, atehrë kur jeni përplot me vullnet, gjëra sikur përgatitja e ushqimit të shëndetshëm dhe stërvitjet e rënda më së miri bëhen në mëngjes.

    1. Mentalisht, shprehitë e vjetra mbeten aty

    Vetëm pse keni ndryshuar “çka” hani nuk d.t.th se jeni kujdesur edhe për “si”apo”pse” hani. është me rëndësi t`i adresoheni ndjenjave të fshehta ndaj ushqimit që mos të ktheheni tek ai në formë të komfortit apo kënaqësisë së fajshme. Shpeshherë ndjeni presion për të ngrënë kur socializoheni me miq në restorant, apo ndjeheni të uritur kur shihni çmime të volitshme për ushqime të shumta. Nëse nuk jeni nënshtruar ndonjë programi që ndryshon shprehitë e juaja të këqija, ateherë truri dhe metabolizmi juaj do jenë të gatshëm të ju tradhtojnë menjëherë kur të përfundoni me dietën.

    1. Jeni duke vepruar njejtë

    Kur humbni peshë, humbasni dhjamin dhe muskujt, kaloritë shfrytëzohen për të krijuar të dyjat, andaj kur zvogëloni kaloritë i humbasni të dyjat. është mirë të ndryshoni ushtrimet ashtuqë muskujt angazhohen dhe sfidohen në mënyra të ndryshme, konsumimi i proteinave mund të ndihmojë trupin të mirëmbajë muskujt e nevojshëm. Një rutinë e mërzitshme e ushtrimeve nuk d.t.th vetëm se nuk do të jepni maksimumin, por nënkupton atë se muskujt veçmë e dinë se çfarë i pret, andaj ushtroni me mend me intervale të shkurta me intenzitet të lartë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...