9 mënyrat se si humbja e peshës mund të ju vrasë

spot_imgspot_img

Disa njerëz nuk duhet të humbasin peshë pasiqë do mund të vdesin duke provuar. Nëse keni arsye të vërtetë mjekësore për të humbur peshën, ja disa gjëra të cilave duhet shmangur nëse dëshironi të jetoni:

  1. Përcjellja e një programi diete me kalori të ulëta në ekstrem.

Një 34 vjeçare humbi jetën pasiqë përcolli një program diete të një kompanie që parashihte 500 kalori në ditë nga produktet që prodhonte ajo. 34 vjeçarja kishte 110 kilogramë që dëshironte ti humb para martesës, pasi humbi 20 kg zemra e saj pushoi së rrahuri.

  1. Blerja e pilulave për dietë në Internet.

Një student që vuante nga anoreksia dhe bulimia në adoleshencë, humbi jetën pasi konsumoi pilula që i bleu në internet. Pilulat përmbann dinitrofenol, një kimikat industrial dhe herbicid që është i ndaluar në Sh.B.A për shkak të efekteve të tmerrshme anësore.

Një 26 vjeçare humbi jetën pasiqë vuante gjatë nga anoreksia dhe bulimia, arsyeja ishte dështimi i zemrës si pasojë e çrregullimeve të ngrënies.

  1. Nuk hani asgjë.

Ekziston mundësia të vdisni nga uria.

  1. Të fikët nga përpjekja e tepërt.

Një sportiste në dietë me 1000 kalori në ditë, gati e humbi jetën pasiqë i ra të fikët duke vozitur në një udhëkryq. Arsyeja ishte lodhja e tepërt nga ushtrimet.

  1. Përtypja e shiritit Tenia.

Për të humbur peshë, disa përtypin krimba të quajtur Tenia, e që janë parazitë që vendosen në zorrët tuaja dhe e konsumojnë ushqimin që ju e keni konsumuar. Përveç se mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe vdekje, këto shirita mund të rriten deri në 9 metra brenda jush.

  1. Nënshtrimi i operacionit të bajpasit të stomakut.

Derisa kjo rrugë e shkurtër e humbjes së peshës mund të bëjë të filloni një jetë të re, mund të ju shkaktojë të humbni edhe atë që e keni. Një baba 38 vjeçar ka vdekur nga lunga, pneumonia dhe embolia pulmonare tre javë pas nënshtrimit të operacionit të bajpasit të lukthit.

  1. Liposukcion i dështuar.

Në Ekuador, një 19 vjeçare, modele bukurie, ka vdekur nga komplikimet e një liposukcioni të dështuar që ishte shpërblimi i saj në një garë bukurie.

  1. Të stërviteni duke qenë e dehur.

Një 28 vjeçar në Angli ishte tre herë e gjysmë mbi limitin ligjor të pirjes kur qafa e tij u shtrydh nga peshat me të cilat ushtronte. Të provoni të djegni kaloritë duke qenë e dehur është e rrëzikshme për jetën./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.