Si mund të ndihmojë partneri gjatë lindjes?

spot_imgspot_img

Shumë meshkuj, të cilët kanë vendosur të marrin pjesë gjatë lindjes, në momentin kur duhet “të tregohen” ndjehen të padobishëm dhe të tepërt sepse nuk e dinë si të ndihmojnë. Cilat detyra babai mund t’i bëjë me sukses para hyrjes në dhomën e lindjes?

Për fillim babai mundet që nga shtëpia të marrë përgjegjësinë që të pregatitet për momentin kur të niset për në dhomën e lindjes. Është mirë të bëhen gati të gjitha që gruaja ka menduar ti merr, në një vend të disponueshëm që pa panik ti merrni nga shtëpia. Përveç çantës me gjërat për gruan mendoni edhe për gjëra të nevojshme shtesë siç është aparati fotografik, uji, brisku i thonjve, ndonjë libër apo muzikë dhe kufjet. Ju vetë vishuni me rroba të rehatshme dhe llogaritni se në dhomën e lindjes mund të jetë ngrohtë. Mos krijoni panik dhe mos nxitoni.

Çka do të thotë të jesh shoqërues i partneres në lindje?

Të jesh shoqërues në lindje para se gjithash do të thotë të qëndroni i qetë dhe të lejoni që gjërat të rrjedhin nën kontrollin tënd. Por kjo nuk është e vetmja vështirësi për meshkujt sa i përket lindjes. Më e vështira është, sigurisht, të mbani shikimin në grimasat e gruas në fytyrë për shkak të dhimbjeve, kurse ju vetë nuk mund t’i ndihmoni aspak. Babai i ardhshëm duhet të mund t’i përballojë dhe durojë të gjitha këto gjatë lindjes. Gjithashtu është mirë të pregatiteni që sa më gjatë kohë askush mos të kërkojë diçka konkrete nga ju. Është me rëndësi të qëndroni në sfond të ngjarjeve, por prap të kujdeseni për nevojat e gruas. Funksioni juaj në fakt është shumë i thjeshtë – me pjesëmarrjen tuaj i shtoni sigurinë gruas suaj. Dhe kjo është e tëra!

Çfarë mund të bëjë më shumë partneri?

  • Mund ta inkurajojë, ledhatojë dhe qetësojë gruan
  • Ta ndihmojë gruan gjatë lëvizjes dhe pozicionimit për lindje
  • Masazhojë shpinën dhe vendet ku ajo ndjenë dhimbje
  • T’i japë ujë dhe gjithçka që ka nevojë
  • Të pranojë shpërthimet e zemërimit dhe dhimbjeve të gruas
  • Të ndërmjetësojë mes mjekut dhe gruas sipas udhëzimeve të paracaktuara me të
  • Ta prejë kërthizën
  • Të fotografojë momentet e para me foshnjën/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.