Gruaja shtatzënë që ka pozuar me më shumë se 20 mijë bletë në bark

spot_imgspot_img

Që ta bëj kujtim shtatzëninë e saj të katërt, një nënë ka bërë disa foto edhe atë me ndihmën e mbi 20 mijë bletëve!

Emily Mueller nga Ohio është nënë e tre vogëlushëve, kurse në nëntorë të këtij viti do të realizojë të qenit nënë për herë të katërt. Që ta bëj kujtim shtatzëninë e saj të katërt, Emily kohët e fundit ka bërë disa foto edhe atë me ndihmën e mbi 20 mijë bletëve!

Në fakt Emily dhe burri i saj janë pronarë të Mueller Honey Bee Removal shërbimit për largimin e bletëve nga shtëpia dhe vendeve tjera kritike. Me këtë punë merren me vite dhe falë tyre janë shpëtuar me mijëra bletë.

Gjatë shpëtimit të fundit, prindërve të ardhshëm ju bie ndërmend që me bletët të bëjnë një seri fotosh dhe kështu të shënojnë momentet e fundit të shtatzënisë së Emily. “Bletët paraqesin jetën dhe vdekjen. Kam pasur tre aborte, ashtuqë këto foto i dedikohen fëmijëve tanë”, ka thënë Emily për mediat.

Mirëpo, edhe pse Emily jetën ia ka kushtuar shpëtimit të bletëve, shumica mendojnë se gjendja e saj kërkon më shumë kujdes.

“E di se shumë kanë menduar që sigurisht jam e çmëndur që jamë fotografuar kështu. I kuptoj plotësisht, sepse edhe unë dikur i frigohesha bletëve”, thotë nëna e ardhsshme dhe pranon se gjatë fotografimit disa bletë e kanë pickuar. Në njërën është ulur padashje, kurse një e ka shtypur me dorë (padashje sigurisht).

“Asnjë bletë nuk më ka pickuar qëllimisht. Kjo ka qenë faji im. Njerëzit mendojnë se foshnjën time po e ekspozoj në rrezik, por bletët janë të mrekullueshme dhe shpresoj se përmes fotove të mia njerëzit do ti shikojnë ndryshe”./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.