16.4 C
Priština
More

    Çdo shtatzëni e re është ‘ilaç magjik’ për shëndetin e gruas

    spot_imgspot_img

    Nuk qëndron e tëra në të vjellura, urth dhe strija. A e keni ditur se shtatzënia është në fakt e shkëlqyer për shëndetin e gruas?

    Të gjithë janë gati mirë të informuar për vështirësitë e shumta gjatë shtatzënisë, sikur përzierjet e mëngjesit, kapsllëku, urthi, strijat apo shtrëngimet në këmbë. Kurse këto janë vetëm disa nga dukuritë e pakëndshme që na ndodhin gjatë shtatzënisë. Ndonjëherë në realitet duket sikur është gjëndje e pakëndshme e jo e këndshme.

    Por, besoni apo jo, foshnja nuk është e vetmja gjë e mirë që do ta “fitoni” pas lindjes. Vrulli hormonal që ju ndodhë gjatë kohës që mbani foshnjën nuk stimulon vetëm zhvillimin e foshnjës, por edhe shëndetin tuaj. Disa grave i përmirësohet shëndeti madje edhe pas shtatzënisë.

    Edhe pse shumica e grave më në fund shtatzëninë e llogarisin si përvojë pozitive, shumë nëna i kujtojnë vetëm simptomat negative gjatë shtatzënisë. Megjithatë, jo rrallë thonë se kanë qenë plot elan dhe gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë kanë qenë më energjike.

    Gjatë shtatzënisë i largojmë zakonet e këqija

    Shtatzënia stimulon shumë ndryshime pozitive shëndetsore ashtuqë ju nxitë të largoni zakonet e këqija. Për shembull, shtatzënia është frymëzimi më i mirë dhe nxitja për të ndaluar pirjen e duhanit. Është gjithashtu motivim shumë i mirë për të dalë në ajër të freskët dhe stërvitje. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se grup i caktuar i grave, për shembull ato me dijabet, e përdorin shtatzëninë në mënyrë të mirë për tu përballur më lehtë me sëmundjen e tyre. Shpesh zakonet e reja bëhen udhëzime për një mënyrë jetese më të shëndetshme.

    Pas lindjes zvogëlohen dhimbjet menstruale

    Më herët apo më vonë, pas lindjes dhe të ushqyerit me gji cikli i juaj menstrual do të kthehet. Por, ja dhe efektet anësore edhe atë pozitive. Ndoshta do të keni më pak se më parë ngërçe të pakëndshme. Disa gra tregojnë se dhimbjet menstruale i janë zvogëluar pas lindjes. Zvogëlimi i dhimbjeve përgjithësisht është e njohur, por askush me siguri nuk e din përse paraqitet.

    Rreziku nga kanceri, më i vogël

    Hulumtimet më të reja se shtatzënia është mbrojtje e rëndësishme kundër kancerit të gjirit dhe vezoreve. Sa më shumë shtatzëni keni kaluar dhe sa më e re keni pasur fëmijë, jeni më e mbrojtur. Gjithashtu disa studime pohojnë se të ushqyerit me gji më gjatë se tre muaj mund ta zvogëlojë rrezikun nga disa karcinoma. Por, këto janë akoma vetëm teori për lidhjen mes kancerit dhe shtatzënisë.

    Shqisat më të forta

    Ndoshta gjatë shtatzënisë akullorja me luleshtrydhe do të jetë më e shijshme se që ka qenë më parë ashtuqë nuk mund ta refuzoni shijen e saj. Shtatzënia nganjëherë e rritë perceptimin e shijes, ndoshta sepse rritet edhe shqisa e juaj e të nuhaturit. Ndoshta për shkak të hundës së njejtë, që në stadin e hershëm të shtatzënisë keni pasur të vjellat e mëngjesit, tani ushqimi ka aromë të pakundërshtueshme. Një nga teoritë se të nuhaturit rritet, instiktivisht ju ndihmon si t’i shmangni substancat e rrezikshme sikur alkooli dhe cigaret.

    Forcë e re përmes përvojës së lindjes

    Gratë tregojnë se si gjatë shtatzënisë i është rritur vetëbesimi. Veçanërisht grave të cilat që nga fillimi i shtatzënisë nuk kanë pasur kurrfarë vështirësi dhe të cilat e kanë kuptuar se edhe më tej mund të bëjnë shumë aktivitete. Lindja nganjëherë krahasohet me vrapimin e maratonës. Fakt është se gratë gjatë shtatzënisë gjejnë forcë të re në vete që ta sjellin në jetë foshnjën e tyre. Kurse shtatzënia dhe lindja mund të çrregullojnë vizionin tuaj për jetën. Edhe atë për mirë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...