Pediatrja: Ushqyerja e fëmijëve me zor është dhunë, ndikon ne të ardhmen e tyre

spot_imgspot_img

Nga Lira Gjika

Shqetësimi gjithnjë në rritje për problemet në lidhje me ushqimin si mbipesha, anoreksia dhe bulimia, i ka shtyrë shkencëtarët të studiojnë me shumë kujdes se si ndërtohen këto probleme dhe kur duhet filluar të jemi të vëmëndëshëm që të mund ti shmangim. Arësyen kryesore e gjejnë te mënyra e keqe e të ushqyerit, që në fëmijërinë e hershme. Në këtë mënyrën e keqe të ushqyerjes përfshihet, që nga sasia e duke vazhduar me përdorjen e ushqimit si shpërblim apo duke e ushqyer me zor dhe kohë e pa kohë e vënd e pa vënd. Gjithashtu rezultatet e kërkimeve kanë treguar, se masa më e saktë e një vakti është grushti I dorës së vetë fëmijës. Një vakt duhet të përbëhet nga dy masa sa grushti, njëra të jetë me proteina dhe perime tjetra me karbohidrate fibra dhe fruta.
Pra sasia e shqimit, që duhet të marrë fëmija në një vakt, duhet të jetë e barabartë me madhësinë e dy grushteve të dorës së vetë fëmijës. Sasia e tepërt është stërmundim për organizmin.

Praktikat me ‘dhunë’

Praktikat që përdorin të rriturit për të ushqyer fëmijën varion nga të ushqyerit me zor, të mbaruarit deri në fund pjatën, apo se kush mbaron i pari është kampion, apo mania e nënave që fëmija i tyre të hajë çdo gjë. Dhe ajo që i vë kapakun, është të ushqyerit në rrugë. Të gjitha këto mënyra të ushqyeri që u cituan, janë veprime gjymtyese gati përdhunuese që ja kthejnë ushqimin në bezdi e dhunë fëmijës. Prindër ushqyerja me zorr është dhunë e pastër. Të gjithë të rriturit dhe sidomos prindërit, nëse vërtetë dëshirojnë, që fëmija i tyre të ushqehet mirë, duhet të njohin më parë, se çdo të thotë dhe cila është në të vërtetë ushqyerja e mirë dhe pse duhet të jemi shumë të kujdeshëm e të vëmëndëshëm në këtë proces. E ngrëna është një proçes i dyfishtë psiqik. Ekzistenca dhe perceptimi i vetes dhe mjedisit, si i mirë apo i keq, i kanë zanafillat pikërisht tek ushqyerja. Fëmija fillon të perceptojë veten më vete, pikërisht kur fillon shtesa ushqimore në periudhën 4-6 muaj. Kujdes prindër mos, e ktheni fëmijën në një shishe që duhet mbushur me ushqim.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.