A është i sigurt udhëtimi me avion gjatë shtatzënisë?

spot_imgspot_img

Rekomandohet që fluturimi me avion të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat. Rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj.

Rekomandohet që gratë shtatzëna që rrezikojnë lindje të parakohshme, ato që kanë tension të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos udhëtojnë me avion.

Udhëtimi me avion rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut si pasojë e shtatzënisë.

Të gjithë personat që fluturojnë me avion, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngrihen nga ulësja dhe të ecin herë pas herë nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit.
Është mirë që shtatzënat të mbajnë çorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës.

Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet ndonjë rrezik të rëndësishëm.

Rekomandohet që fluturimi me avion të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat. Më herët gjatë shtatzënisë ka rrezik për abort, kurse më vonë në tremestrin e tretë rritet rreziku për lindje të parakohshme.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.