20.7 C
Priština
More

    Shtatëzënia është dhuratë: Si të organizoheni kur të bëheni “nënë”?

    spot_imgspot_img

    Shumë femra na shkruajnë kohëve të fundit për mënyrën se si organizohemi, si ia arrijmë gjithçka me fëmijë dhe familje, cilat janë prioritetet dhe se a kemi nevojë për ndihmë…

    Duhet të them se jetën timë, nuk e konsideroj të “organizuar”. Marrim shembull këtë moment ku jam tash, sapo kam vërë në gjumë dy fëmijët e mëdhenj mirëpo foshnja nuk ka gjumë asesi. E mundojnë dhëmbët dhe rregullisht kërkon të thithë qumësht andaj ky shkrim është shkruar me një dorë pasiqë foshnja ime është në tjetrën dhe mundohet të kapë tastjerën. Ky është organizimi/disorganizimi im!

    Nuk mundeni ta përfytyroni se si mund të duket dita juaj, apo çfarëdo gjëje në jetën tuaj, anjëherë nuk mund të bëhet ashtu siç keni planifikuar. Nënat nuk duhet të jenë të mira në planifikim por të jenë të shkathëta në çfarëdo situateapo të ketë mbulesë nga dikush. Unë jam një nënë e tillë që kam ndihmën e vjehrrës dhe bashkëshortit. Mirëpo për mua është me rëndësi që të kaloj kohë me fëmijët e mi, të shëtisim në park, të vizitojmë luna parqe sepse kur kam ditur të lindja tre fëmijë , sigurisht që di edhe si të kujdesem për ato. Është pak e mundimshme por unë jam nëna e tyre…

    Shoh se disa nëna kanë vështirësi për të arritur një gjë të tillë.

    Kur flasim për planifikim të ditës, apo të shëtitjeve në park, organizimi im i vetëm është të parashikoj të gjitha skenarët e mundshëm dhe të bartë me vete një çantë me gjithçka që do më duhej- rroba rezervë, lugë, ujë, qumësht për foshnjen, pelena, lodra…me një fjalë, ka aq shumë gjëra që duket sikur do të qëndrojmë aty një fundjavë.

    Mund të them se dallimi më i madh në organizim është nëse keni një apo dy fëmijë, e jo dy apo tre pasiqë kur keni dy, ju veçmë jeni në hall të madh e pastaj i treti nuk hetohet aq shumë.

    Këshilla ime për nënat është të relaksohen gjatë kohës me fëmijët e tyre. Ky është kuptimi i jetës, të jeni sa më tepër kohë me vogëlushat e juaj. Ata do ju mbushin me energjipër gjithçka tjetër në jetë, nuk themi se është e lëhtë por me pak durim gjithçka do ia vlejë në fund.

    Kur këshilloj të jeni më të relaksuara nënkuptoj jetë me më pak tensione, çantën e përgatitur një orë më para para daljes nga shtëpia pasiqë ajo është e vetmja gjë që mund ta planifikoni para daljes nga shtëpia./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...