19.2 C
Priština
More

    Kini vëmendjen gra shtatzëna: Ja si të siguroni mineralin jod për foshnjen tuaj!

    spot_imgspot_img

    Prej kohësh njihet se jodi është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë, pasi ndikon në zhvillimin dhe funksionimin e çdo organi në trup, veçanërisht të gjëndrës tiroide.

    Prandaj edhe është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të konsumojnë në mënyrë të mjaftueshme sasinë e jodit. Nëse gjëndra tiroide tek gratë shtatzëna nuk mund të kryejë funksionin e tij, atëherë rritet rreziku për lindje të parakohshme, gjë që mund të shpie në anomali në trup dhe pamje, por edhe në zhvillimin mendor të fetusit.

    Për fat të mirë, sasitë që janë të nevojshme për njeriun në bazë ditore për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide nuk janë shumë të mëdha dhe lehtë mund të kompenzohen. Me vetëm 150 mikrogramë në ditë, njeriu i përmbushë kërkesat e tij të përditshme të jodit, ndërsa tek shtatzënat ka nevojë për pak më shumë, rreth 250 mikrogramë.

    Megjithatë, për një nënë dhe foshnje të shëndetshme është i nevojshëm konsumi i përditshëm i jodit, i këtij minerali të çmuar sepse trupi jonë nuk mund ta prodhojë. Më së shumti jodi mund të gjendet në ushqimet e detit, por jo të gjithë janë adhurues të këtij lloj ushqimi, andaj edhe ekzistojnë alternativa tjera. Jodi mund të gjendet edhe në fruta dhe perime, madje edhe uji është i pasur me jod të tretur natyral./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...