12.1 C
Priština
More

    Urinimi i shpeshtë, shenjë për alarmim

    spot_imgspot_img

    Nëse ju dhemb fshikëza kur teshtini ose thjeshtë shkoni në banjë për çdo disa minuta, shanset janë që ju të vuani nga çrregullimet më të zakonshme të legenit tek femrat.

    Ky problem nuk e rrezikon jetën e pacientit, por gradualisht shpie deri në zvogëlimin e cilësisë së jetës, e ndjekur me probleme fizike dhe psikologjike për shkak të humbjes së vetëbesimit si pasojë e dëmtimit të structures së legenit. Problemet e shkaktuara nga ky çrregullim janë të shumta, por nuk iu jepet vëmendje e mjaftueshme, në përjashtim të rrjedhjes së pavullnetshme të urines gjatë lodhjes- shpjegon Dr. Vladimir Radojevic, urolog.

    Simptomet

    Rrjedhja e pavullnetshme e urines si rezultat i shkaqeve të ndryshme (kollitjes, duke qeshur, duke ecur, teshtitjes dhe bartjes) në sasi të vogla apo të mëdha, e cila shkakton veshjen e pelenave.

    • Humbja urgjente e urinës, kur pacienti nuk është në gjendje për të arritur në tualet.
    • Urinim i shpeshtë gjatë ditës dhe natës.
    • Ndjesia e mungesës së urinimit, vonesë e urines në fshikëz.
    • Dhimbje e madhe në legen, ndjesi e rënies së organeve.
    • Urinim gjatë marrëdhënieve seksuale.

    Besohet se një në tre femra preken nga këto infeksione të legenit.

    Dëmtimet

    Rrezikim i structures lidhëse për shkak të presionit të vazhdueshëm mbi strukturën e pelvisit (shtatzënia, kollë, trashje, teshtitje),

    Dobësi e indit lidhor dhe muskulor të shkaktuar nga sëmundjet dhe droga (kortikosteroidet, sëmundjet autoimune),

    Dëmtimi i drejtpërdrejtë me strukturëne pelvisit (lindje të rënda, ndërhyrje kirurgjike në legen).

    Varësisht nga shkalla e dëmtimit, varet edhe shkalla e mosfunksionimit. Dëmi mund të ndodhë në mënyrë spontane për shkak të strukturës së indeve lidhëse të rrezikuar për shkak të efekteve të vazhdueshme të rritjes së presionit ndër-abdominal mbi strukturën e legenit gjatë shtatzënisë, kollë kronike, obezitet. Shtatzënia dhe lindja mund të çojnë në çrregullime të caktuara të legenit.

    Qasja konservatore dhe minimale për trajtimin e legenit është multi disiplinare dhe përbëhet nga:

    Parandalimi

    Pothuajse të gjitha femrat që kanë lindur janë candidate për preventive e mosfunksionimit të legenit, e cila përbëhet nga ushtrime të vecanta të muskujve të regjonit, për forcimin e muskujve të barkut, korrigjimin e peshës etj.

    Stimulimi elektrik i legenit

    Çështja është që femrat të mësojnë aktivizimin e njëkohshëm të disa grupeve të musculatures së legenit nga ndjekja që duhet ta bëjnë në ekran duke transmetuar sinjale nga pelvisi nëpërmjet sondës e cila është e vendosur në vaginë. Trajtimi bëhet në periudhë prej një muaji deri në tre muaj.

    Regjimi dietik-higjienik

    Përfshin ndryshimin e shprehive të caktuara, por përqëndrohet në zvogëlimin e peshës, trajtimin e kollës kronike (eliminimin e cigareve).

    Fitnes i legenit

    Paraqet zgjerim të terapisë që duhet të praktikohet vazhdimisht, qoftë në shtëpi sepse bëhet aktivizimi i muskujve të legenit, qoftë në qendra të specializuara për fitness, po që fatkeqësisht nuk ka edhe shumë të tilla.

    Medikamente

    Në raste të rënda shtohen edhe medikamente, por zakonisht nuk nevoiten nëse zbatohet siç duhet terapia./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...