Si t’ia dilni me njerëz të vështirë në punë?

spot_imgspot_img

Pa marrë parasysh me çfarë punësh merreni, do të ballafaqoheni me njerëz të vështirë. Nëse do t’i përmbaheni këtyre 7 rregullave, do të dini si të ballafaqoheni me njerëz të vështirë nëse do të ketë nevojë për këtë.

DUHET TË MERRNI PËRGJEGJËSITË

Kur të ndiheni të frustruar apo të marrur mendësh, kuptoni që nuk jeni viktimë e situatës apo e atij personi të frustruar. Reagoni  me disa persona në disa mënyrë por e shihni që ai njeri këtë nuk e kupton. Nëse e vëni veten në pozicion të viktimës duke fajësuar dikë tjetër për atë që ndieni, shumë lehtë mund të ngarkoheni me këtë. Pyesni veten: Pse po ndihem kështu? A është problem tek unë apo dikush tjetër?

MOS FLISNI PAS SHPINËS

Nëse e ndani me dikë çfarë ju ka ndodhur me personin X, vërtet që mund të ndikojë si terapi, por në vend pune mund të sjellë më shumë dëm sesa dobi. Kjo për shkak se në punë këso lloj lajmesh shpejt hapen. Mos tetntoni të flisni tregime para se dikush ta bëj me ju. Nëse dikush ju pyet çka ka ndodhur, bëhuni e sinqertë. Pranoni që ekziston konflikt, por shkurtoni bisedën duke thënë që nuk ndiheni rehat të flisni për atë temë.

GJENI ZGJIDHJE

Para se të filloni të kërkoni një mënyrë se si të silleni me një person të caktuar, kërkoni ndonjë zgjidhje të mundshme. Mendoni se si kishin vepruar të dy anët për të tejkaluar problemin pa ndikuar në vetëbesimin dhe produktivitetin tuaj në punë.

FLISNI DIREKT

Pasi që keni analizuar të gjitha mundësitë e mundshme, provoni të flisni me atë person në katër sy. Nëse jeni të shqetësuar për rrjedhën e bisedës, apo thjesht nuk ndiheni rehat të jeni vetëm me atë person, atëherë merrni një përcjellës (kolegë, menaxher apo dikush tjetër) që të jetë i pranishëm në bisedën tuaj. Ai do të jetë si ndërhyrës, i cili ruan që biseda të mos marrë kahje konstruktive dhe njëkohëshit mund të jetë dëshmitar i asaj se deri ku ka arritur biseda. Merrni përgjegjësi për atë që thoni dhe thuani më shpesh ‘Unë’ (për vete dhe ato që ju i keni bërë) e më pak thuani ‘Ju’. Kjo mënyrë e bisedës është e vetmja mënyrë që mund ta forcojë vetëbesimin tuaj.

SHËNONI BISEDAT TUAJA

Mbani shënime dhe ruani të dokumentuara bisedat tuaja me atë person: kohën dhe datën dhe çka është thënë saktë. Kjo mund të ndihmojë që në të ardhem diskutimet tuaja të jenë më prezice dhe ndihmon që të parandalojë konfliktin e më tejshëm.

RESPEKTONI POLITIKAT DHE PROCEDURAT E KOMPANISË

Shumë organizata kanë sistemin e zgjidhjeve të konflikteve për bashkëpunim të mirë me njerëz të rëndë. Këto procedura shpesh nënkuptojnë praninë e eprorit në rastin e zgjidhjes së konfliktit ndërmjet jush dhe personit tjetër. Edhepse kjo mund të duket si një mundim i panevojshëm, nëse rrini në kornizat  e politikavetë kompanisë, do të tregoni se respektoni aftësitë tuaja, por edhe të punëdhënsit tuaj.

MËSONI NGA PËRVOJA JUAJ

Mundohuni që nga secila përvojë të dilni edhe me një risi.  Edhe nëse thjesht është forcimi i vetëpërmbajtjes suaj , zhvillimi i aftësive për të zgjidhur problem, apo mundësia për të vërejtur mangësitë në politikat e punëdhënësit tuaj. Sidoqoftë, përvoja gjithsesi do t’ju shpaguhet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rregullimi i shtëpisë: Riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet për kursim të energjisë pa premtime të sakta financ

Si të riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet në shtëpi duke ulur përdorimin e energjisë me hapa praktikë dhe pa premtime financiare, duke i dhënë prioritet sigurisë ndaj kimikateve dhe pajisjeve.

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.