Si ta ruajmë syrin, organin tonë më të vlefshëm

spot_imgspot_img

Syri është një organ shumë i rëndësishëm dhe tepër i ndjeshëm, por një kujdes i vogël është i mjaftueshëm për ruajtjen e shëndetit të tij. Nëse deri më tani nuk e keni ditur se si të kujdeseni për të, po ju sjellim disa këshilla që mund t’i praktikoni që tani.

Kontrolle të rregullta. Kur për herë të fundit keni qenë në kontrollë? Nëse kanë kaluar dy vjet, tani e keni kohën e duhur. Mjekët rekomandojnë kontrollim cdo pesë vjet. Nëse filloni me kontrolle në vitet e hershme të jetës, dijeni që deri në moshën 20-vjecare mund t’i zbuloni problemet eventuale, të cilat mund t’i evitoni dhe të parandaloni rishfaqjen e tyre. Shikimi ndryshon me kohë, prandaj rekomandohet që pas moshës 40-vjecare kontrollimet të bëhen cdo tre vjet, ndërsa pas moshës 65-vjecare në cdo dy vjet.

Faktor mbrojtës për sytë: Syzet nuk i parandalojnë vetëm rrudhat, por i ndalojnë edhe rrezet UV, të cilat mund të ndikojnë në probleme të ndryshme. Kur blini syze, gjjithsesi kontrolloni nëse kanë 100 për qind mbrojtje ndaj rrezeve UV.

Thjerrëza kontakti. Thjerrëzat janë të mrekullueshme nëse keni probleme me shikimin, por ato kërkojnë shumë kujdes. Mbajini në lëngun e vecantë për thjerrëza dhe gjithmonë kujdesuni që atij të mos i kalojë afati. Para se t’i vendosni në sy, pastrojini mirë duart. Natyrisht, ndalohet ruajtja e tyre në ndonjë vend tjetër përpos kutisë së tyre mbushur me lëngun special.

Lagështia: Duke u plakur, gjithnjë e më shpesh shohim se si na thahen sytë. Lotsjellësit përbëhen nga tri shtresa dhe secila prej tyre ka rolin e vet të rëndësishëm, prej hidrimit dhe njomësimit të sipërfaqes së syrit, pastrimit nga pluhuri dhe parandalimit të pushtimit të tij nga mikroorganizmat e dëmshëm. Mund të ndodhë që syri i thatë të mos mund të shërohet, por me rëndësi është që të zbuten simptomat ekzistuese duke e parandaluar zhvillimin etyre të mëtejmë. Terapia themelore janë lotët artificialë të cialt e zëvendësojnë mungesën e lotëve natyralë. Klimatizimi dhe ventilimi e thajnë shumë syrin.

Lini cigarem: A ju duhet edhe një arsye më shumë për ta lënë? Ja ku e keni: Tymi i duhanit i forcon simptomat e tharjes së syrit, të cilat jo rrallë paraqiten edhe te gratë më menopauzë. Duhani paraqet një rrezik të humbjes së shikimit te personat me sëmundje të tjera të syrit. Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga katarakti (perdja) në sy sesa të tjerët.

Për në fund, bisedoni me familjarët, pasi sëmundjet e syrit shpesh janë trashëguese. Ushtroni dhe hani shëndetshëm, si dhe rregullisht kontrollojini sytë./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjesi i shpejtë nga frigoriferi: ide të thjeshta me përbërës të zakonshëm

Ide të shpejta dhe të sigurta për mëngjes nga ajo që gjendet në frigorifer, me udhëzime të thjeshta për përgatitje, ruajtje dhe higjienë të ushqimit.

Yjet dhe shenjat: parashikim argëtues ditor për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën tuaj: parashikime të shkurtra për dashurinë, punën dhe mirëqenien për çdo shenjë të zodiakut.

Mbrëmje lojërash pa ekrane: aktivitete të thjeshta për të ndërtuar kujtesën dhe bashkëpunimin familjar

Udhëzime praktike dhe ide të thjeshta pa ekrane për mbrëmje familjare që nxisin vëmendjen, rikujtimin dhe bashkëpunimin — me frymëzim nga burime arsimore të hapësirës.

Dekor i dhomës së gjumit për stinën: ide ripërdorimi me materiale të zakonshme

Si t'i japim dhomës së gjumit një pamje të freskët sezonale duke ripërdorur materiale të zakonshme, pa harruar masat e sigurisë për kimikatet, ngjitësit dhe ndriçimin.