Postimi i një gruaje shtatzënë në facebook ka shpëtuar jetën e fëmijës së saj

spot_imgspot_img

Miqtë e nxitën që të kontrollohej për gjendjen e rrallë – dhe ajo e kishte atë.

Kur 28 vjeçarja, Christina DePino ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ajo shpesh herë ka postuar gjëra në facebook. Një ditë, ajo përmendi se po përjetonte kruarje të rëndë – dhe se postimi i saj mund t’i ketë shpëtuar jetën e fëmijës së saj.

“Kruajtja ishte kaq e rëndë saqë kur zgjohesha nuk isha më në gjendje të kthehesha në shtrat dhe aq shumë kisha nevojë për t’u kruajtur saqë kaloja deri në gjakderdhje dhe irritim të paparë”, thekson DePino për CBS Neës.

Miqtë e saj që kontrollonin postimet në profilin e saj në facebook, i kërkuan mënjëherë që të bëjë kontrolle, pasi kjo kruajtje e rëndë mund të ishte si shenjë e kolestazë intrahepatike të shtatzënisë. Kjo është një gjendje hormonale që ndikon në fshikëzën e tëmthit të nënës, gjë që mund të shkaktojë ndërlikime për nënën dhe fëmijën dhe rrit mundësinë e një gruaje për të lindur parakohe. DePino mënjëherë kërkoi teste mjekësore, duke u diagnostikuar zyrtarisht me kolestazë. Mjekët vendosën që të përshpejtonin lindjen e saj në javën 37, duke lindur kështu një vajzë të shëndetshme, Lexa Rae. DePino dëshiron të paralajmërojë nënat tjera në lidhje me këtë gjendje të sëmundjes.

Ajo dëshironte të nxisë gratë shtatzëna që vuajnë nga kruajtja e rëndë dhe të bëhen advokat të vetës së tyre. Njihni shenjat dhe simptomat tuaja dhe kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj. Mos e injoroni kruarjen, një test i thjeshtë i gjakut mund të shpëtojë jetën e fëmijës suaj!

Ekspertët konstatojnë se kolestaza intrahepatike e shtatzënisë kap 1% të grave shtatzëna në SHBA. Simptoma më e zakonshme është kruarja ekstreme pa skuqje të lëkurës, ndërsa simptomat më pak të zakonshme përfshijnë urinë më të errët, jashtëqitje të lehtë, ulje oreksi, verdhëza. Megjithatë mjekët thonë se nuk ka nevojë të krijoni shumë panikë nëse keni kruajtje të tillë, por mos i anashkaloni simptomat.

Jo të gjitha gratë shtatzëna kanë kolestazë, thekson Mary Jane Minkin, profesor në klinikën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në shkollën e mjekësisë në Univerzitetin Yale, thuhet sipas ËomensHealthMag.com. ka edhe shumë faktorë tjerë që mund të ndikojnë në kruarje gjatë shtatzënisë.

Nëse përjetoni ndonjë kruajtje të pazakontë, Minkin rekomandon që të kontaktoni gjinekologun tuaj, procesi i testimit është mjaft i lehtë, pasi mjeku të ju konfirmojë diagnozën, bëhet një test gjaku për të kontrolluar acidet biliare dhe enzimat e mëlçisë.

Minkin thotë, nëse bëhet fjalë vërtetë për kolestazë, ju dhe fëmija juaj duhet të monitoroheni dhe se fëmija duhet të lindë mënjëherë sapo të ketë induksion të lindjes./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.

Shtatzënia: udhëzime të para për nënat

Je shtatzënë ose po planifikon? Këtu gjen shenjat kryesore, hapat e parë të kujdesit dhe mënyra si ta mbështesësh veten emocionalisht në ditët e para.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik nga Kosovarja: si të dallosh materialet, të lexosh etiketat dhe të kujdesesh që garderoba familjare të zgjasë më shumë.