Gjëja e rrezikshme që gratë e bëjnë gjatë lindjes së fëmijës

spot_imgspot_img

Ekspertët fajësojnë për dëmtimin perineal…

Ka shumë tregime dhe keqkuptime nga gra të vjetra që thonë në lidhje me lindjen e fëmijës – ajo më kryesorja që qarkullon është se gratë gjatë lindjes duhet sa më shumë të shtyejnë.

Por, një program i ri nën udhëheqje të mamive, është duke punuar për të larguar këtë mit si dhe duke inkurajuar gratë që të ngadalësojnë shtyerjen gjatë lindjes dhe të marrin parasysh pozicionet alternative.

E projektuar nga stafi i Fondacionit Trust in Kent, protokolli në fjalë ka reduktuar rastet traumatike të dëmtimeve perineale nga 7% në vetëm 1% e pacientëve, dhe me sukses ka larguar dëmet e shkaktuara në mënyrë të paqëllimshme në trup gjatë lindjes me 85% në disa maternitete.

Fillimisht u krijua si një thirrje për veprim nga ana e Kolegjit Mbretëror të Gjinekologëve dhe Kolegjit Mbretëror të Mamive, duke ndjekur rritjen e shpejtë shqetësuese të dëmtimeve perineale, gjë që ka prekur rreth 14,000 gra nga viti 2013 deri në vitin 2014.

9 deri 10 femra vuajnë nga një formë të dëmtimit perineal gjatë lindjes dhe në rastet më serioze kjo mund të shpie deri në mospërmbajtje dhe probleme nervore përgjatë gjithë jetës.

Kjo është diçka që Dot Smith, kreu i mamisë në Fondacionin Medway, fajëson keqkuptimin se gratë gjatë lindjes duhet të shtyejnë.

“Kur kemi parë 22 raste të shkallës së tretë brenda një muaji, kemi thënë: Kjo nuk është aspak e mirë”, theksoi ajo për Daily Mail.

Në vend të kësaj, udhëzimet e reja inkurajojnë gratë që të përpiqen në pozicione alternative të tilla si në këmbë, duke u përkulur, ose duke lindur të ulur në gjunjë, dhe i mësojnë gratë të marrin frymë gjatë kontraktimeve në vend që të shtyejnë.

Mamitë janë të dekurajuar edhe nga tërheqja e foshnjes gjatë lindjes, dhe në vend të kësaj, mbështesin peshën e foshnjes ashtu siç del për të ulur presionin mbi perineumin.

Me rezultatet mbresëlënëse deri tani, programi i ri ka qenë i suksesshëm pasi rezultatet janë publikuar në Gazetën Evropiane për gjinekologji dhe Obstetrikë dhe planet janë që të vazhdojnë edhe mëtutje me lëvizjet qëllim mira./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik për të strukturuar produktet e flokëve dhe për të menaxhuar afatet e përdorimit, me hapa të thjeshtë kundër dëmeve nga dielli, klori dhe stilimi.

Thonjtë në verë: kujdes me SPF

Mbro lëkurën rreth thonjve gjatë verës me hapa të thjeshtë: SPF, barrierë para pishinës dhe rihidratim pas diellit. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.