Eliminoni shtresat yndyrore nga barku me ndihmën e ushqimit

spot_imgspot_img

Duket si paradox, por nuk janë të gjitha kaloritë të ndërtuara nga material të njejta, me ndihmën e ndonjë ushqimi në rrugë natyrale do të përmirësoni aftësinë e trupit që ti djegë shtresat yndyrore nga barku. Të fillojmë me rradhë.

Të gjithëve na ka ndodhur që në vend të kosit të hamë biskota, duke menduar se është njejtë për shkak se numri i kalorive është i njejtë, por dallimi është i madh. Siç kemi theksuar shumë herë deri tani, nuk ekziston zgjidhje magjike për heqjen e kilogramëve, por ushqimi të cilin sot po ju propozojmë sigurisht se do të ju ndihmojë shumë.

Qumësht, kos apo djath me më pak yndyrë

Madje më shumë se 90 hulumtime kanë treguar lidhjen pozitive mes kalciumit dhe përmirësimit të formës së trupit. Kur kalciumi në organizëm është i ulët, trupi tajit hormone që sa më mirë të shfrytëzojë kalciumin që keni. Problem qëndron në atë se trupi sinjalizon që të mbajë të gjitha shtresat yndyrore, madje edhe ato të barkut. Tre vakte me qumësht në ditë si dhe ushqim të kontrolluar do të përmirësojnë djegien e yndyrërave.

Elbi dhe tërshëra

Në vend të orizit, si propozim për drekën tuaj përgatitni elb dhe jeni në rrugë të mirë që të hiqni shtresat e yndyrës nga barku. Një hulumtim i ka ndarë pjesëmarrësit në dy grupe, në njërin kanë qenë në dietë, i cili ka mbrojtur drithërat e plota kurse të tjerët kanë ngrënë nga tre vakte drithëra në ditë, ka rezultuar se ata që kanë ngrënë drithëra kanë humbur më tepër shtresa të yndyrës në stomak, por kanë humbur numrin e njejtë të kilogramëve.

Vezët

Arma e fshehtë në luftë kundër shtresave yndyrore në bark janë proteinat. Mënyra më e mirë që të humbni kilogram është akoma zvogëlimi i konsumimit të kalorive, por vetëm nëse nuk e zvogëloni tepër edhe konsumimin e proteinave. Si na ndihmojnë proteinat? Trupi i juaj përdor shumë më tepër kalori që ti tretë proteinat, se sa ushqimin tjetër. Proteinat gjithashtu ju ndihmojnë të ruani sasinë muskulore edhepse dobësoheni, kurse sasia muskulore djegë më shumë kalori nga shtresat yndyrore. Dhe në fund, proteinat ju ngopin shumë më lehtë se hidrokarburet.

Proteinat kyçni në çdo vakt, veçanërisht në mëngjes, kurse vezët janë varianti më i thjeshtë.

Fruta arrash (me yndyrë të mirë)

Nëse në ushqimin tuaj përdorni fruta arrash, shtresat e yndyrshme nga barku shumë më lehtë mund të zhduken, por prap se prap mos e teproni me brejtje.

Boronica

Antocianin, fitonutrientët të cilët ndodhen në boronica, mund të ndikojnë në gjene të cilët rregullojnë metabolizmin. Për heqjen më të lehtë të shtresave yndyrore nga barku, rekomandohet një gotë boronicë në ditë../kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.