Koh kokosi

spot_imgspot_img

Ëmbëlsirë e shpejtë

  • Koha përgatitjes: 120 minuta
  • Për 6 persona

Përbërësit:

Për kore:
5 vezë,
1 filxhan (të çajit) sheqer,
1 filxhan (të çajit) miell,
1 pluhur për pjekje,
1 filxhan (të çajit) kokos,
1 filxhan (të çajit) vaj.

Sirup:

2.5 filxhana (të çajit) sheqer,
3 filxhana (të çajit) ujë,
1-2 sheqer vanil,
lëng limoni.

Procesi i përgatitjes

Vendosini në një enë vezët dhe sheqerin dhe tundini.

Shtoni miellin, pluhurin për pjekje, kokosin dhe vajin. Përbërjen e hidhni në tavë të lyer dhe piqeni në 180 gradë. Me rrëmojcë mund të provoni kur është e pjekur.

Në tengjere përgatiteni shurupin prej 2.5 gota (të çajit) sheqer, 3 gota ujë dhe 1-2 sheqer vanile. Shtoni pak lëng limoni në mënyrë që të mos kristalizohet shurupi. Shurupi duhet të jetë i hollë.

Shurupin e nxehtë e hidhni mbi ëmbëlsiren e ftohtë.

Priteni ëmbëlsirën në kube dhe në ditët e verës e shërbeni me një top akullore.

… ju bëftë mire.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.