5 mënyrat e gabuara të hidratimit

spot_imgspot_img

Konsumi i mjaftueshëm i lëngjeve duket shumë e thjeshtë. Duhet vetëm të pini shumë ujë. Kjo padyshim që do të ndihmojë sigurtë, por nëqoftëse bëni gabime gjatë hidratimit të trupit tuaj? Ndryshoni gabimet përgjatë hidratimit.

  1. Pini ujë gjatë ushtrimeve, dhe jo para tyre

Edhepse konsumoni lëngje në palestër, në mes të ushtrimeve, mund të keni kokëdhembje. Duhet të konsumoni të paktën një gotë ujë gjysmë ore para ushtrimeve – këshillon Larisa Didio, trajnuese nga New York-u.

  1. Insistoni të pini tetë gota në ditë

Mjekët rekomandojnë 12 gota ujë në ditë, edhepse hidratimi i trupit varet apo ndryshon nga individi në individ. Sasia e saktë e ujit që juve ju nevoitet varet nga pesha dhe gjatësia juaj. Nëse gjatë ditës keni konsumuar mjaftueshëm pemë dhe perime, ndoshta nuk ju nevoitet edhe aq sasi e e konsumit të ujit.

  1. Shmangni pijet si kafenë dhe çajin

Gjithkush mendon se kafeja dhe çaji kanë efekt dehidratues si pasojë e kofeinës. Kjo është një gënjeshtër! – thekson nutricionistja nga New York-u, Lisa Cashman.

  1. Nuk hidratoni shpesh

Nëse jeni të etur, hidratohuni. Pini ujë. Nuk ekziston kohë e caktuar për të konsumuar lëngje. Pini sa më shumë të jetë e mundur!

  1. E zëvendësoni nevojën e ujit me ushqim

Pini ujë para se të hani diçka. Kjo është për çdo rast, që mos të ngatërroni këto dy nevoja, para se të hani pa nevojë një pjatë të tërë. Mbani një gotë me ujë pranë shtratit, nëqoftëse gjatë natës ndjeni nevojën për të konsumuar lëngje./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë në verë: kujdes me SPF

Mbro lëkurën rreth thonjve gjatë verës me hapa të thjeshtë: SPF, barrierë para pishinës dhe rihidratim pas diellit. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.

Panna cotta me vanilje – recetë e thjeshtë

Panna cotta me vanilje për 4 persona, gati pa mundim: përbërës të qartë, hapa të sigurt dhe këshilla ruajtjeje që ta shijosh kurdo.