Si të mësoni të thuani “jo”?

spot_imgspot_img

Të kënaqni të tjerët shpesh buron nga dëshira që të tjerët të na pranojnë dhe dashurojnë, por atëherë harrojmë se më e rëndësishme është që të kënaqim vehten tonë, për këtë nganjëherë duhet thënë “jo”.

Është e nevojshme ndonjëherë të thuhet “jo”

Ka momente në jetë ku mendojmë se të gjithë nga ne diçka duan dhe shpresojnë. Kjo vlenë veçanërisht për ato tipe që janë të prirur për kënaqjen e të tjerëve, por gjatë kësaj i ekspozohen stresit të madh dhe grumbullojnë frustrime. Duhet të dini ndonjëherë të thuani “jo”, gjëja më e mirë që mund të bëjmë për vehten tonë për të përcaktuar kufij ndaj të tjerëve. Kjo vlen për çdo situatë në të cilën instinkti ju thot se nuk dëshironi diçka.

Nuk ka nevojë të justifikoni “jo”-në

Nëse partneri juaj, miku i ngushtë ose dikush nga anëtarët e familjes suaj kërkojnë të bëni diçka që për ju është e pakëndshme, e vështirë apo thjesht e pështirë, madje edhe pse për këtë nuk keni asnjë arsye të veçantë, lejoni vehtes për të thënë “jo”. Për këtë mos u arsyetoni, por thuani sinqerisht se thjeshtë nuk keni vullnet dhe nëse e bëni këtë ju do të ndjeheni keq.

Çlodhuni

Nëse ritmi i lodhshëm i punës dhe obligimet e përditshme ju shpien në gjendje kur nuk ndëgjoni më mendimet tuaja, thjeshtë thuani “jo” thirrjeve për shoqërim, sa do që të këmbëngulin të tjerët. Bëhuni i vetëdijshëm se ajo që bëni kundër vullnetit tuaj është diçka që do të dëmtojë vehten dhe të tjerët.

Mësoni për të thënë “jo”

Që të mësoni për të thënë “jo” filloni nga gjërat e vogla. Ushtroni “jo”-në tuaj në situata që nuk janë shumë të rëndësishme apo nuk ka mundësi të lartë që pala tjetër të fyhet. Përveç kësaj, psikologët theksojnë se që të thuani “jo” është shumë e rëndësishme që ju të dini të pranoni edhe “jo”-në e të tjerëve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskopi i 20 Shtator 2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (vetëm për argëtim)

Horoskopi i 20 Shtator 2026 për 12 shenjat: parashikime argëtuese për dashuri, punë dhe mirëqenie, me këshilla praktike për ditën.

Moda | Materialet dhe qëndrueshmëria: udhëzues i thjeshtë për të dalluar fibra dhe zgjedhje afatgjata

Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar dallimin midis fibrave, ndikimin mjedisor dhe si të bëni zgjedhje blerjeje dhe mirëmbajtjeje që zgjasin veshjet.

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.