E pini kafen me qumësht? Testoni se si ndikon ky ves në shëndetin tuaj

spot_imgspot_img

Tradita e pirjes së përditshme të kafes nënkupton edhe kafen me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se sendet ushqimore që përmbajnë, dhe sa, laktozë dhe/apo kofeinë janë të dëmshme për organizmin? Që ta kuptoni këtë, megjithatë duhet të bëni analiza të caktuara të cilat do të kontribuojnë për shëndetin e mirë!

Mostoleranca (intoleranca) ndaj laktozës te 50% e rasteve është predispozicion gjenetik

Mostoleranca ndaj laktozës është pamundësia apo aftësia e zvogëluar e tretjes së sheqerit të qumshtit – laktozës. Laktoza me ndihmën e enzimit laktazë (enzim i cili e zbërthen laktozën) në traktin digjestiv zbërthehet në pjesë përbërëse. Nëse në organizëm mungon laktaza për proçesin e cekur, laktoza e pazbërthyer hyn në zorrën e trashë ku krijon tharrtira (acide) dhe gazra.

Laktoza e patretur mundë të shkaktojë spektër simptomesh edhe atë në afat prej 30 minutave deri në dy orë nga konsumimi i produkteve të qumshtit. Simptomet mundë të variojnë nga më të lehtat deri te më të vështirët, kurse përfshijnë probleme të tilla si dhimbje barku, shtrëngime, fryerje barku, vjellje, probleme me gazrat dhe diarre, të cilat në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në cilësinë e jetës njerëzore.

Frekuenca e predispozicionit gjenetik për mostolerancë ndaj laktozës në këtë rajon është madje 50%. Nëse keni simptomet e cekura më lart pas konsumimit të qumshtit apo/dhe produkteve të qumshtit, gjithsesi duhet të bëni testin e mostolerancës ndaj laktozës. Rezultatet e testit të këtillë mundësojnë që sa më parë të futet ushqimi i përshtatshëm i cili do të reduktojë problemet e tretjes.

A jeni metabolizatorë “i shpejtë” apo “i ngadalshëm” i kofeinës?

Kofeina është përbërësi themelorë aktiv i kafes, por mundë të gjindet edhe në kakao, çaj, si dhe në preparate të ngjashme ushqyese sikur çokollata, lëngje, pije energjetike dhe në disa barëra.

Nëse kofeinën e përdorni në sasi të vogla, ajo do të ju zgjojë (gjallërojë) dhe sipas shumë analizave të ndikojë pozitivisht mbi shëndetin. Por, nëse konsumoni kofeinë në sasi më të mëdha, duhet të dini se ajo mund të ketë efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizatorë “të shpejtë”, kurse disa “të ngadalshëm” të kofeinës. Personat me gjen polimorfik CYP1A2 kanë metabolizëm më të ngadalshëm të kofeinës ashtuqë me këtë edhe rrezik më të madh për shkaktimin e sulmit në zemër. Nëse i takoni këtij grupi të njerëzve, dy deri tre filxhana kafe ngrisin rrezikun për tri herë, rezultate të tilla janë vërejtur veçanërisht te persona më të ri se 59 vjet.

Me përcaktimin e kapacitetit të metabolizmit të kofeinës, gjithkush mundë të përshtatë konsumimin e sasisë së kafes sipas llojit dhe në këtë mënyrë të jetojë më i shëndetshëm./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.