Cila temperaturë është e nevojshme për foshnje?

spot_imgspot_img

Foshnja ka ardhur dhe ju nuk e dini nëse ajo e ka të ftohtë, sa i nxehtë duhet të jetë uji për larje, a guxon të dal jashtë, nëse çaji apo qumështi është shumë i nxehtë! Është e rëndësishme të mbani në mend se foshnjat nuk kanë një sistem të zhvilluar për rregullimin e temperaturës, dhe për këtë arsye nuk mund të largojnë të nxehtit e tepërt me anë të djersës, siç bëjnë të rriturit.

Fillimisht, foshnjat e kanë një çik më ftotë se ju. Pra, kur të vishni foshnjën tuaj, mos u  mbështetni në ndjenjën tuaj. Deri në muajin e tretë është mirë që të ia vishni një mëngë më shumë.

Drita natyrore është jashtëzakonisht e mirë për fëmijë.


LARJE

Nëse në kontaktin  e parë të fëmijës me ujin, uji është shumë i nxehtë, atëherë shumë prej tyre do të mbajnë neveri afatgjatë për t’u larë dhe shpesh do të qajnë kur hyjnë në vaskë. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithmonë të kushtojmë vëmendje temperaturës të saktë të ujit për larje, e cila duhet të jetë në mes të 35 dhe 37 gradë Celsius.

Për të qenë të sigurt, gjithmonë kontrolloni atë me një termometër. Pasi që uji ftohet shpejt, kishte qënë mirë që foshnjën pas tre minutash të hiqni nga vaska.

Padyshim që është gjithashtu shumë e rëndësishme që temperatura e ajrit në banjo të jetë e përshtatshme. Temperatura e përshtatshme për larje është 23-25 ​​gradë Celsius, ndërsa temperatura nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë më e ulët se 21 gradë.

SHISHJA
Koha e duhur dhe temperatura e ushqimit apo e qumështit në shishe sot edhe nuk është art. Gjegjësisht, është e mjaftueshme që shishen me qumësht apo ushqim të vendosni në një pajisje për ngrohje që automatikisht ndalet kur ushqimi është mjaftë i nxehtë. Gjithsesi, ne nuk duhet të lëjmë pa e kontrolluar, pa marrë parasysh se sa shumë e besueshme ju duket. Kontrollën duhet të bëni duke shtypur shishën në faqen tuaj apo qepallë (në vend ku lëkura është më e ndjeshme). Shishja kurrë nuk guxon të jetë e nxehtë, por gjithmonë duhet të jetë e vakët. Temperatura e qumështit, çajit  duhet jetë rreth 35 gradë.


DHOMA
Temperatura e ajrit në dhomën ku fëmija qëndron gjatë ditës duhet të jetë e nxehtë rreth 20-21 gradë. Më shumë ngrohje nuk është e nevojshme as gjatë dimrit, sepse foshnja gjatë zhvendosjes apo zvarritjes mund të ndjersitet. Nëse është shumë ngrohtë, ajri bëhet shumë i thatë, që mund të shkaktojë tharjen e mukozës së foshnjës.

Në dhomën ku fle foshnja gjatë natës, temperatura është e mjaftueshme që të jetë 18 gradë. Ajri i ftohtë dhe i freskët vepronë si parandaluesë kundër kollës dhe teshtimës. Gjysmë ore para gjumit gjithqysh duhet të kontrolloni dhomën. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë | Gjellë e lehtë familjare: Pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë — ide për familje Kosovë‑Zvicër

Recetë praktike dhe e shpejtë për familje: pulë me perime stine dhe oriz i thjeshtë, me këshilla për përbërje të ekuilibruar dhe rregulla bazë për higjienën e ushqimit.

Kuzhina: Gjellë e lehtë familjare me linza dhe perime sezonale — për drekën e përditshme

Recetë e thjeshtë dhe praktike për një gjellë familjare me linza dhe perime sezonale: e shëndetshme, e shpejtë, me këshilla për sigurinë ushqimore dhe për pjesët e fëmijëve.

Shëndeti i grave: shenjat paralajmëruese dhe kufijtë që tregojnë kur të kërkosh kujdes mjekësor

Udhëzues i përmbledhur dhe praktik për shenjat paralajmëruese që gratë duhet t’i marrin seriozisht dhe kufijtë kur duhet të kërkojnë kujdes parësor ose urgjent. Përfshin parimet e parandalimit dhe rekomandimet për verifikim me profesionistët shëndetësorë.

Horoskopi i ditës për 12 shenjat — dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një horoskop argëtues dhe i thjeshtë për 12 shenjat — parashikime të lehta për dashuri, punë dhe mirëqenie. Lexo për një shikim të gëzuar mbi ditën tuaj.