Këshillë: Rrethojeni veten në prani të miqve. Vetmia dëmton shëndetin e përgjithshëm!

spot_imgspot_img

Femrat e vetmuara kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të vdesin më shpejtë se sa femrat që kanë një rreth të gjërë të miqve dhe shoqërisë.

Pavarsisht obligimeve, me rëndësi është që të mbani kontakte të përhershme me miqtë tuaj, sepse pa përkrahjen e tyre për probleme të ndryshme, rritet niveli i stresit. Simptomat që akumulohen si rezultat i stresit janë nervozizmi dhe mbindjeshmëria, rritet tensioni i gjakut si dhe niveli i sheqerit në gjak.

Gjithashtu është konstatuar se femrat e vetmuara kanë gjasa të sëmuren më shumë nga sëmundjet e zemrës se sa femrat që janë të rrethuara me një shoqëri të madhe. Rënia e imunitetit dhe dobësimi i gjendjes së përgjithshme të trupit, ndikon edhe në pakënaqësinë me partnerin tuaj, ku femrat janë të prirura të ndjejnë dhimbje gjoksi si dhe të përjetojnë sulm në zemër (infarkt).

Ekspertët, poashtu paralajmërojnë se në gjysmën tjetër të dekadës, çdo 10 vjet, efikasiteti i trurit pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme prej 7%. Furnizimi me gjak dhe lidhjet nervore do të reduktohen, gjë që ngadalëson procesin e të menduarit. Megjithatë, një lajm i mirë është se qelizat nervore në tru krijojnë lidhje të reja çdoherë që ne mësojmë diçka, që do të thotë se është një rrjet mbrojtës kundër humbjes së kujtesës dhe sëmundjes Alzeimer.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Shëndeti seksual në marrëdhënie me distancë

Këshilla të qarta për intimitetin dhe shëndetin seksual në lidhje me distancë: komunikim i hapur, kufij, siguri digjitale dhe mbështetje emocionale.

Materialet që zgjasin garderobën familjare

Zgjidh materialet e duhura dhe mëso kujdesin e thjeshtë që ruan formën, ngjyrën dhe funksionin e rrobave në një garderobë familjare Kosovë–Zvicër.

Këshilla për shëndetin e grave

Hapa të thjeshtë për lëvizje, ushqim, gjumë dhe menaxhim stresi, plus shenjat kur vetë‑kujdesi nuk mjafton. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Udhëzues praktik i Kosovarja për t’i renditur produktet e flokëve, për të lexuar PAO dhe për të ruajtur sigurt, që rutina të jetë e shpejtë dhe efektive.