7.5 C
Priština
More

    Pse asnjëherë nuk duhet t’ia bëni detyrat e shtëpisë fëmijës suaj

    spot_imgspot_img

    Si dhe këshilla tjera prindërore shumë të vlefshme!

    Në vazhdim po ju paraqesim disa këshilla të vlefshme prindërore si të ndihmoni fëmijët tuaj në rritje dhe zhvillim. Jemi të sigurtë se kështu do të përforconi lidhjen tuaj me fëmijën dhe kjo është ajo që ka më së shumti rëndësi.

    Është shumë me rëndësi që secili fëmijë të ketë pak kohë të lirë (2 deri 4 orë në ditë) që mund ta kalojë edhe duke mos bërë asgjë. Prindërit e shqetësuar dhe ambicioz kanë tendencë t’i socializojnë dhe angazhojnë më shumë se sa duhet ose kanë nevojë – klube të rinjsh, aktivitete sportive, gjuhë dhe çfarë jo tjetër. Prindërit duhet të kuptojnë se kjo është shumë për ta dhe se ata kanë nevojë për pak kohë të lirë njëlloj sikur të rriturit.

    Kur bëhet fjalë për shkollën dhe angazhimet në mësim, ju duhet gjithnjë të mbani anën e fëmijës suaj. Mos u frikësoni nëse fëmija juaj merr notë të dobët. Më shumë shqetësohuni nëse fëmija juaj urren shkollën dhe të mësuarit në përgjithësi.

    Fatkeqësisht, prindërit më shumë fokusohen në progresin e tyre akademik dhe procesin e notimit. Prindërit më shumë shqetësohen se çfarë nota sjellin fëmiëjt se sa disponimi i tyre apo gjendja shpirtërore në orë të mësimit. Prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre më shumë se sa ti qortojnë apo flasin me urdhëra për performancën e tyre. Prioritet duhet të jenë ndjenjat e fëmijëve dhe jo notat.

    Mbani mend, nëse fëmija juaj ka vështirësi gjatë bërjes së detyrave – ka gjithmonë një arsye për këtë – dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me përtacinë. Ideja e përtacisë madje as nuk ekziston në studimet psikologjike. Arsyet reale janë mungesa e vetëbesimit dhe vullneti për të mësuar – dhe është detyra juaj që ti nxisni.

    Një ndër arsyet më serioze pse fëmija juaj ka vështirësi gjatë bërjes së detyrave të shtëpisë mund të jenë gjëra të tilla si rritja e presionit intrakranial, hipertensioni, probleme psikologjike ose mungesa e vëmendjes si dhe shumë gjëra tjera. Dhe në vend që t’ia bëni detyrat e matematikës duke menduar se fëmija juaj është ëprtac, ju duhet të zgjidhni problemin dhe arsyen pse vjen deri te kjo problematikë.

    Mbani mend se në radhë të parë duhet të jenë raportet familjare. Notat nuk janë të rëndësisë së lartë.

    Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e adoleshencës, psiqika e fëmijës suaj bëhet shumë e brishtë. Të mos flasim për stresin e vazhdueshëm në shkollë, përgatitjet e provimeve, histeri dhe shumë tension. Si mund ta shmangni gjithë këtë makth, ose të paktën të minimizoni pasojat e tij? Mënyra më e mirë është të përqëndroheni në ofrimin e dashurisë, si vlerë më e rëndësishme thelbësore.

    Është shumë lehtë që notat të përmirësohen dhe gjithçka të rregullohet, por mbani mend se raporti apo lidhja që keni me fëmijën tuaj duhet të jetë konstante. Duhet të jeni prindi më i mirë, ofroni vazhdimisht mbështetje dhe përkrahje, natyrisht që keni ambicie për ta, por mbi të gjitha duhet të keni dashuri mes njeri-tjetrit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...