Ja pse meshkujt preferojnë bjondet

spot_imgspot_img

Sipas mendimit të antropologut kanadez Peter Forst, përgjigja e pyetjes se pse meshkujt preferojnë më tepër bjondet qëndron në të kaluarën e largët. Në fakt, para dhjetë deri 25 mijë viteve, flokët e verdha i kanë dhënë përparësi femrave që kanë konkuruar për burimin e kufizuar – meshkujt.

Forst beson se bjondet nga epoka e akullnajave (vendet skandinave) kanë pasur avantazh ndaj bruneve, sepse ngjyra e tyre e flokëve ka qenë e rrallë dhe e dukshme. Me kalimin e kohës, flokët natyrale bjonden janë zgjeruar në 40% në vendet nordike dhe rreth 2% e popullsisë botërore.

Edhe meshkujve bashkëkohorë iu pëlqejnë flokët e verdha, dhe janë të tërhequr pas bjondeve ashtu sikur paraardhësit e tyre – është diçka e mrekullueshme! Syri injeriut tërhiqet pas ngjyrave të shëndrritshme dhe të lehta, kjo është edhe arsyeja se pse bjondet shquhen më shumë se sa flokëkuqet madje edhe ato brunet.

Përveç se kjo ngjyrë bie në sy dhe është e mrekullueshme, flokët bjonde janë të lidhura edhe me rininë dhe pjellshmërinë. Meqenëse ngjyra e flokëve errësohet me moshë, edhe bjondeve natyrale iu errësohet ngjyra e flokëve me kalimin e kohës. Për fat të mirë, sot ekzistojnë ngjyra flokësh që ngjajnë shumë natyrale, kështuqë në Amerikë rreth 40 % e femrave i ngjyrosin flokët në nuancë të çelët, ndërsa në Evropë çdo e treta femër i bën flokët bjonde.

Një studim i bërë kohët e fundit në Poloni tregon se gjatë gjykimit të paraqitjes së femrave mbi moshë 25 vjeçare, meshkujt padyshim preferojnë bjondet sepse ato duken më të reja. Nga ana tjetër, mediat perëndimore bjondet i lidhin apo krahasojnë me magjepsjen dhe joshjen.

Megjithatë, ngjyra e flokëve bjonde nuk dëshirohet gjithandej. Në Skandinavi, aty ku të gjithë njerëzit janë bjondë, meshkujt shpesh pohojnë se dëshirojnë të kishin femrën me flokë ngjyrë kafe.

Një faktor tjetër që ndikon në ngjyrën e flokëve që meshkujt e preferojnë më shumë, ka të bëjë me nënën e tyre, për shembull, një mashkull në të cilën nëna e tij ka flokë të errët, padyshim që do të zgjedh për një marrëdhënie më të gjatë, një femër me flokë ngjyrë kafe. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.