Sa më shumë që i konsumoni, aq më tepër dobësoheni: Ushqime me bilans negativ të kalorive!

spot_imgspot_img

Kur ushqimet kërkojnë që trupi të harxhojë më tepër kalori gjatë tretjes së ushqimit sesa kaloritë që përfitohen nga ushqimi, atëherë ai detyrohet të harxhojë rezervat tjera që të funksionojë. Ushqime me “bilans negativ të kalorive” natyrisht që nuk ekzistojnë, mirëpo ekzistojnë ushqime që përdoren në përditshmëri e që gjatë tretjes së tyre krijojnë efektin e bilansit negativ në trup.

Çfarë është në të vërtetë bilansi negativ i kalorive? Përgjigja është e thjeshtë: kur ushqimet kërkojnë që trupi gjatë tretjes të harxhojë më tepër kalori sesa përfiton, d.m.th trupi është i detyruar që të kompenzojë me rezerva tjera.

Cilat janë ushqimet me bilans negativ të kalorive?

Ato janë ushqime me nivel të ulët të indeksit glikemik dhe me përmbajtje të lartë të fibrave që krijojnë ndjenjën e ngopjes.

Perimet, pemët dhe bimët shëruese të cilët ndodhen në listën e ushqimeve me bilans negativ të kalorive, janë të pasura me vitamina dhe minerale, përmirësojnë metabolizmin dhe prodhimin e enzimeve me çka e aktivizojnë aftësinë e trupi që të shkrijë dhjamin.

Perimet që janë në këtë listë janë: asparagus ( shpargë), bishtaja, panxhar, lakër, karrota, lulelakër, selino, rrepë, tranguj, çikore, bizele, lakër kineze, presh, marule, spinaq, domate.

Frutat: mollë, manaferra, boronicë e kuqe, grejpfrut, limon dhe limonadë, malinë …

Melmesat dhe bimët mjekësore që janë në këtë listë janë: kanellë, karafil, speca djegës, spec i kuq, koriandër, kopër, fara kopër, fara liri, hudhër, xhenxhefil, majdanoz dhe qepë.

Këto ushqime kontribuojnë ndër të tjera edhe për:

– Përmirësimin e metabolizmit dhe theksojnë përdorimin e yndyrës së rezervuar;

– Rritjen e nivelit të energjisë së individit;

– Stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak;

– Përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e zorrës së trashë;

– Pastrimin e mëlçisë, me çka tretja e dhjamit bëhet më efikase;

– Parandalimin e inflamacionit, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut;

– Uljen e kolesterolit në gjak;

– Përmirësimin e aftësive mendore dhe përqendrimin;

– Lehtësimin e stresit, ankthit dhe depresionit;

– Kontribuon për gjumë të mirë;

– Përtrirje të lëkurës, t’i japë forcë flokëve dhe për të forcuar thonjtë;

– Nuk përmbajnë yndyrë, janë pa gluten dhe në qoftë se përgatiten siç duhet ata janë shumë të shijshme.

E rëndësishme që të arrihet humbja e konsiderueshme e peshës, duhet patjetër që të konsumoni një deri në dy kilogramë të përzierjes nga ushqimi i cekur më lart. Duhet ta hani pa përpunim, lëngu nuk vjen në shprehje. Blendimi lejohet me kusht që ushqimi të konsumohet menjëherë. Është më mirë që ushqimin ta merrni nga prodhuesit organikë, dhe mos i hani këto ushqime me ushqime “me kalori boshe” sepse e humbin efektin e tyre./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.