Gruaja lajkatare i gdhend burrit unazën e martesës me këtë mesazh interesant

spot_imgspot_img

Të gjitha shenjat tregojnë për një martesë të mrekullueshme…

Dan dhe Amanda Tallman kanë gjetur çelësin për një martesë të lumtur: Të ndajnë së bashku ndjenjën e humorit

Kur çifti u martua pesë vite më parë, Amanda befasoi burrin e saj me këtë mbishkrim në unazën e martesës: “Vëre mënjëherë përsëri në gisht”. Njëri nga shokët e çiftit ka postuar në Reddit këtë foto me mbishkrimin qesharak në unazë, foto e cila është parë më shumë se 840,000 herë.

 

“Ajo është një shakate. Ka një ndjenjë të madhe humori”, deklaroi Dan për gruan e tij. “Disa njerëz kanë komentuar se ndoshta ajo ndjehet e pasigurtë nga lidhja apo diçka e ngjashme, por është krejt e kundërta. Njerëzit na thonë se ne e kemi martesën më të mirë që mund të kenë parë ndonjëherë.”

Vite më parë, kur çifti porositi unazat e martesës, Amanda i ka lënë një shënim artarit me një kërkesë të ve­çantë. Dani nuk arriti të kuptoj se për çfarë po bëhet fjalë.

 

“Kur unazat ishin gati, dhe erdhi momenti për ti vendosur në gisht, unë e pash gdhendjen dhe u qesha me zë të lartë. Qeshëm së bashku edhe me të pranishmit tjerë që ishin në dyqan”.

“Ne kemi tre fëmijë në më pak se tri vjet. Martesa jonë është shumë e fuqishme dhe kjo ka ardhur si rezultat i çiltërsisë dhe ndjenjës sonë të humorit”, theksoi Dan. Dani u fascinua nga fotoja e shpërndarë në internet nga miku i tij dhe këtë reagim e quajti si të çmendur, sepse nuk mendoi se do bëhej virale…

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.