A është normale që fëmija im të flejë me sy të hapur?

spot_imgspot_img

Po. Mund të duket paksa e çuditshme, por kjo është mëse normale. Neuropatologu Tara Levy e përshkruan këtë gjendje si: “Fëmijë zombi!”.

Fjetja me sy hapur – e quajtur me term mjekësor si ‘nocturnal lagophalmos’ – është e padëmshme, mjaft e zakonshme tek foshnjat, dhe kjo nuk është aspak tregues se fëmija juaj ka problem me gjumin.

Askush nuk e di saktësisht se pse foshnja fle me sy të hapur. Levy thekson se ende nuk është ndërmarrë ndonjë masë rreth këtij hulumtimi, por që kjo mund të ketë të bëjë diçka më shumë me fazën REM të gjumit.

Fjetja me sy hapur ndodh gjatë fazës REM, që paraqet një cikël më aktiv të gjumit, shpjegon Levy. “Foshnjat kalojnë më shumë kohë në fazën REM të gjumit, se sa tek të rriturit, pothuajse rreth 50% të kohës së përgjithshme të gjumit”.

Nëse të fjeturit “Zombi” ju shqetëson për fëmijën tuaj, butësisht mund t’ia mbyllni kapakët e syrit te poshtë. Konsultohuni me mjekun e fëmijës suaj nëse ai/ajo fle sy hapur për shumë kohë, ose nëse sytë e tij janë të thatë dhe të irrituar. Në raste shumë të rralla, keqformimi i qepallave mund të pengojë mbylljen normale të syve. Përndryshe, mos ia keni frikën fëmijëve ‘zombi’.

Aksidentalisht, ka disa prova që tregojnë se kjo gjendje gjumi është e trashëguar. Nëse vëreni se fëmija juaj mund të ketë këtë lloj gjendje, pyetni partnerin për mundësinë trashëguese nga prindi tek fëmija.

Shënim: (Në raste të rralla, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve shëndetësore tek të rriturit – dëmtime nervore të fytyrës, probleme me gjëndrën tiroide, madje edhe disa lloje të tumoreve. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni të shqetësuar rreth kësaj)./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...