Preparate shtëpiake për ulçerën e gojës

spot_imgspot_img

Ulçera e gojës është plagë e dhimbshme që shfaqet në buzë, gjuhë, në brendësi të faqeve si dhe në mishin e dhëmbëve. Shumica e njerëzve hasin në ulçerën e gojës disa here gjatë jetës së tyre, megjithëse është më e zakonshme tek femrat dhe të rinjtë.

Përderisa shkaku i saktë nuk dihet, stresi, mosbalancimi hormonal dhe sëmundja e zorrëve janë disa nga faktorët që mund ta shkaktojnë ulçerën e gojës.

Këtu janë disa këshilla të thjeshta dhe efektive për të ndihmuar dhe parandaluar apo edhe për të kuruar më shpejtë lëndimet nga ulçera e gojës:

  • Shpëlani gojën me kripë apo sode bikarbone. Përzieni pak kripë në një gotë me ujë të ngrohtë. Shpëlani mirë brendësinë e gojës dhe pastaj nxirreni nga goja, duke e përsëritur dy apo tri herë në ditë.
  • Konsumoni shumë lëng portokalli sepse ulçerat ndodhin ndonjëherë si pasojë e mungesës së vitaminës C.
  • Shpëlani dhe bëni gargarë në mënyrë të alternuar me ujë të ftohtë dhe pastaj me të nxehtë, pasi kjo metodë shëron ulçerat në mënyrë efektive.
  • Bëni gargarë me qumësht të freskët kokosi 3-4 herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbajtur gojën të pastër.
  • Shmangni çamçakëzin sepse kjo mund t’ju bëjë të kafshoni brendësinë e faqes suaj gjatë përtypjes.
  • Pijet si çaji dhe kafeja duhet të shmangen.
  • Konsumoni shumë produkte të qumështit si kos dhe dhallë.
  • Hani qepë të papërpunuara që përmbajnë sulfur. Qepët mund të konsumohen edhe në formë të sallatave.
  • Shmangni konsumin e mishit dhe peshkut (proteina të kafshëve), e cila e rrit aciditetin në trup, për disa javë kjo mund të ngadalësojë procesin e shërimit.
  • Mos hani ushqime të rënda, në vend të kësaj konsumoni gjëra të lehta gjë që ndikon edhe në lehtësimin e përtypjes.
  • Gjithashtu, shmangni edhe ngrënien e ushqimeve djegëse apo pikante si dhe ato acidike.
  • Përdorni një brushë të butë për pastrimin e dhëmbëve tuaj.  Pastroni dhëmbët çdo ditë pas ushqimit për të mbajtur gojën të pastërt dhe për të parandaluar ndonjë plagë apo lëndim të mundshëm. Përveç kësaj, ju mund të parandaloni ulçerën përmes mbajtjes së një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, duke ushtruar rregullisht dhe duke u kujdesur për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve tuaj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.