19.2 C
Priština
More

    Si të trajtoni mavijosjet në trup

    spot_imgspot_img

    Askujt nuk i pëlqen të sillet vërdallë me ndonjë mavijosje në trup. Kur njerëzit ju shohin me ndonjë mavijosje, mund të mendojnë shumë gjëra rreth juve, madje edhe t’ju keqkuptojnë. Fatmirësisht, për ju dhe trupin tuaj të mavijosur, ekzistojnë shumë preparate dhe mënyra të shpejta për të shpëtuar nga ato. Kështu, nuk do ndjeni më nevojën t’i mbuloni ato me anë të produkteve kozmetike e që janë ekologjikisht të dyshimta.

    1. Akulli

    Kocka akulli të mbuluar në një leckë mund ta zvogëlojnë ënjtjen. Kësisoj, zvogëlimi i ënjtjes redukton efektet e shëmtuara afatgjate të mavijosjes. Aplikoni akullin mënjëherë. Mbajeni për rreth tridhjetë minuta.

    1. Xheli Arnica

    Rrjedh nga bima e njohur si “fatkeqësia e ujkut”, ky xhel është një ndër të preferuarit në mesin e atletëve. Përdoreni sipas udhëzimeve të dhëna.

    1. Hani fruta dhe perime

    Kjo paraqet një mënyrë parandaluese, por nëse trupi juaj është tepër i zënë duke u përpjekur të tretë burgerat dhe shake-at, atëherë natyrisht se nuk do të shpenzojë shumë kohë në shërimin e mavijosjeve. Hani më pak mish. Konsumoni  më tepër fruta dhe perime dhe kështu trupi juaj do të bëhet makinë shëruese e mavijosjeve.

    1. Shmangni Aspirinën

    Mavijosja mund t’ju shkaktojë dhimbje të ashpra në moment të caktuar. Kështu, mund të ndjeni nevojën të merrni aspirinë për qetësimin e dhimbjes, mirëpo nuk duhet vepruar kështu. Aspirina është një antikoagulant. Kjo shkakton që gjaku të përhapet shumë shpejtë në gjithë zonën e dëmtuar, duke rritur madhësinë e mavijosjes.

    1. Ngritni mavijosjen tuaj

    Ju mund të ulni madhësinë e mavijosjes suaj duke e ngritur atë.

    1. Aplikoni nxehtësi përpara se ënjtja të shkojë te poshtë

    Aplikoni një kompresim të nxehtë në vendin e mavijosur. Ngrohja ndikon në hapjen e kapilarëve të gjakut dhe rrit përgjigjen e sistemit imunitar.

    1. Pastrimi i zonës së lënduar mund ta parandalojë infeksionin

    Nëse trupi juaj nuk lufton mikrobet, atëherë ai nuk do të ketë burim për të shëruar plagën. Sa më shpejtë ta pastroni plagën apo mavijosjen, aq më mirë është.

    1. Brain Gray Remover është një pastrues special nga Iron Palm.

    Kompania e tij pretendon se mbartësi i tij është përdorur me shekuj në Kinë. Kjo është shumë e popullarizuar tek studentët e Kung – Fu-së.

    1. Aloe Vera ka disa cilësi tonifikuese

    Njerëzit shpesh e përdorin këtë në mavijosjet e tyre. Nuk kemi të dhëna konkrete rreth kësaj. Shumica mendojnë se më së shumti përfiton apo ka dobi sistemi imunitar, por ka disa polemika rreth beneficioneve të sakta. Padyshim, kjo ndihmon për të pastruar plagën nëse zbatohet mënjëherë.

    1. Tensioni i ulët i gjakut një mënyrë parandaluese

    Njerëzit me presion të ulët të gjakut mavijosen më pak në trup. Ushqimi dhe ushtrimet mund ta arrijnë këtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...