Si të kujdesemi për lëkurën e foshnjeve

spot_imgspot_img

Koha për banjo

Foshnjat kanë nevojë për dy-tri banjo me ujë mesatarisht të ngrohtë, hapi i parë është rregullimi i temperaturës së ujit e pastaj e mbushim vaskën me uje, jo më shumë se 5 deri në 9 cm. Që të parandalojmë ftohjen e foshnjes derisa e pastrojmë, e lagim me ujë herë pas here në supe.

Sfungjerin për pastrim e zhysim në ujë dhe butësisht e fërkojmë kokën e foshnjes me shampon për fëmijë. Për pastrimin e fytyrës e lagim një top pambuku dhe e fërkojmë butësisht.

Për të marrë fosnjen nga vaska, vendoseni njërën dorë në qafën e tij për mbështetje, ndërsa tjetrën e vendosim në prapanicë. E mbështjellim me peshqir, aplikojmë losion për foshnje që rë ruajë lagështinë dhe të parandalojë tharjen e lëkurës.

Bazat e pelenave

Mos e lejoni që rutina juaj e ndërrimit të pelenave të shëndrrohet në një makth për juve dhe për foshnjen.

Ndërroni pelenat shpesh, pastrone vendin butësisht duke aplikuar kremë pelenash apo ujë të vakët, prisni derisa të thahet vetvetiu që foshnja mos të ketë kruarje më vonë.

Siguroni pelena pa aroma dhe në një madhësi që nuk është shtrenguese për foshnjen.

Keni kujdes me produktet

Është mirë që të përdorni produkte të prodhuara enkas për lëkurën e fëmijëve, kushtoni vëmendje reagimit të foshnjes në rast se është alergjike ndaj tyre.

Është e rëndësishme që lëkurën e foshnjes ta mbani të hidratuar. Përkundër besimit të zakonshëm, pudra për fëmijë nuk është e patjetërsueshme, ndërsa nëse vendosni ta përdorni- bëjeni me masë.

Shmanguni nga sapunat deodorantë me aroma dhe cilësi antibakteriale pasiqë mund të jenë të ashpëra për foshnjen e vogël.

Keni kujdes motin

Foshnjet mund të ekspozohen në dritën e diellit pas muajit gjashtë, mirëpo prap ju duhet të aplikoni kremë kundër rrezeve diellore me SPF 30 në tërë lëkurën e ekspozuar.

Në dimër, moti ithatë mund të dëmtojë lëkurën e foshnjes andaj keni kujdes hidratimin e saj./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë: kujdes për lëkurën rreth tyre me SPF

Mbro kutikulat me hapa të thjeshtë para/pas diellit: barrierë hidratimi, SPF i synuar dhe rikthim i lagështisë. Rutinë praktike që funksionon në përditshmëri.

5 baza për gatime javore – Receta

Krijo 5 baza brenda 90 minutave dhe ushqeje familjen gjithë javën: perime të pjekura, drithëra të plota, proteina të gatshme, salcë domatesh dhe krem qiqrash.

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.