Rregullat e higjienës së pjesës intime: Ruajeni florën vaginale dhe mbrohuni nga infeksionet

spot_imgspot_img

Kujdesi i pjesës intime është i rëndësishëm për ruajtjen e florës vaginale, e cila nëse dëmtohet  mund të sjellë pasoja serioze.

Për dallim nga kujdesi i lëkurës dhe i flokëve, kujdesi ndaj pjesëve intime nuk është temë e diskutuar sa duhet. Kujdesi i gabuar ndaj higjienës së pjesës intime, mund të sjellë pasoja të padëshiruara.

Bakteriet e mira vazhdimisht janë të pranishme në zonën intime dhe krijojnë një “mur mbrojtës”, sepse flora vaginale është pjesë e veçantë e trupit e pasur me gjëndra dhjamore dhe të djersës. Përkundër të mirave, bakteret e dëmshme shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

–       Që flora vaginale të jetë e ekuilibruar është e rëndësishme që pH e sekretimit vaginal të jetë 2 deri në 4. Gjithçka që prish këtë baraspeshë është e dëmshme, andaj jo vetëm bakteret ndikojnë në prishjen e saj andaj duhet pasur kujdes ndaj gjithçkaje që e prish atë ekuilibër. Flora vaginale fiziologjike mund të prishet nëse pacienti konsumon shumë ëmbëlsira, nëse përdor antibiotikë apo për shkak të stresit- thotë Dr. Mima Fazlagiq, gjinekologe obstetër.

–       Përdorimi i shpeshtë i shamponit për flokë, larja e vaginës, larja në det dhe në pishina, këto gjëra e prishin baraspeshën e pH andaj gjithmonë në këto kushte duhet të mbani ndonjë rezervë të preparatit për mbrojtje të florës vaginale. Kontrolli i sekretit kryhet gjatë ekzaminimit gjinekologjik të rregullt ndërsa mjekut i drejtoheni nëse ka komplikime. Sot në botë nuk përdoren më antibiotikët për të shëruar infeksione të vogla, por përdoren vaginalete të ndryshme sepse antibiotikët kanë sjellur lloje të reja rezistente të bakterieve që shkatërrojnë florën vaginale. Andaj kujdes me antibiotikët!- thotë ajo.

5 elementet që nënkuptojnë kujdesin elementar:

  • Dush i përditshëm.
  • Dush i patjetërsuar pas pishinës apo detit
  • Mos provoni barna pa konsultime me mjekun
  • Mos shpërlani vaginën pa konsultim me mjekun
  • Si preventivë të infeksioneve mund të përdorni preparate që rigjenerojnë florën vaginale.
    /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë: kujdes për lëkurën rreth tyre me SPF

Mbro kutikulat me hapa të thjeshtë para/pas diellit: barrierë hidratimi, SPF i synuar dhe rikthim i lagështisë. Rutinë praktike që funksionon në përditshmëri.

5 baza për gatime javore – Receta

Krijo 5 baza brenda 90 minutave dhe ushqeje familjen gjithë javën: perime të pjekura, drithëra të plota, proteina të gatshme, salcë domatesh dhe krem qiqrash.

Rutina e lëkurës sipas sezonit

Përshtatja e rutinës së trupit dhe lëkurës me stinët: mbrojtje, lagështim dhe zgjedhje të mençura veshjesh, me hapa të thjeshtë që funksionojnë në ditën tënde.

Ushtrimet dhe pushimi: këshilla praktike

Rutina 20‑minutëshe, mikropauza dhe gjumë i qetë: udhëzues i thjeshtë për t’i kombinuar ushtrimet dhe pushimin gjatë ditës, me këshilla të zbatueshme menjëherë.