Studiuesit thonë se procesi i lindjes krahasohet me lëndimet sportive

spot_imgspot_img

Nëse jeni një nënë, që tani mund ta konsideroni veten një atlete profesioniste…

Për disa femra, shtatzënia dhe procesi i lindjes mund të jenë përvoja më e bukur, ndërsa për disa mund të jetë kujtim brutal dhe i hidhur. Sido që të jetë, ne nuk e mohojmë se procesi në fjalë është tepër rraskapitës dhe mundues për trupin tonë. Kësisoj, studiuesit e krahasojnë këtë lloj dëmtimi ngjashëm me lëndimet e rënda sportive, siç është maratona e vrapit.

Në një studim në Univerzitetin e Michigan-it, studiuesit kanë bërë ekzaminime me resonance magnetike tek femrat, dhe se si ka qenë diagnostifikimi i ngjashëm me lëndimet sportive.

Skanimet kanë treguar se tek ¼ e grave është paraqitur lëng në palcën pubike kockore apo thyerje të qëndrueshme ngjashëm me frakturat sportive, ndërsa tek 2/3 e grave janë paraqitur lëngje të tepërta në muskuj, gjë që tregon dëmtim ngjashëm me tendosjen e muskujve.

Meqenëse shumica e femrave të ekzaminuara ishin më në rrezik për lëndime gjatë procesit të lindjes, këto shifra apo përqindje nuk janë domosdoshmërisht të zbatuara tek të gjitha nënat. Megjithatë, studiuesit theksojnë se deri 15% prej tyre do të vuajnë nga “dëmtime të legenit që nuk shërohen më”.

Studiuesit shpresojnë se ky informacion do të ndihmojë mjekët për faktin se jo të gjitha shtatzënitë janë të njejta për të gjitha femrat. “Jo të gjitha gratë ndjehen mirë pas 6 javësh, as nuk janë në gjendje për të shkuar në punë”. Në fakt, sipas hulumtimeve thuhet se disa femra kanë nevojë deri në 8 muaj apo edhe më gjatë deri sa të shërohen plotësisht.

Por, sërish po e cekim se çdo lindje është e ndryshme, dhe sa i përket procesit të trajtimit, definitivisht jo të gjithave iu nevoitet koha e njejtë e rikuperimit. Nuk po themi se të gjitha femrat kanë nevojë ti nënshtrohen rezonancës magnetike, apo të mos bëjnë ushtrimet e Kegel-it. Pika kyçe është se nëse disa nga femrat ndihen se procesi i shërimit po ju zgjatet shumë dhe se kanë simptome të pazakonta shqetësuese, ose mendojnë se thjeshtë nuk mund më ti bëjnë ushtrimet e Kegel-it, atëherë, në këso raste duhet të vizitojë ndonjë specialist./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Recetë për darkë vegjetariane ekonomike për familje

Recetë praktike dhe e përballueshme për një darkë vegjetariane familjare, me sugjerime për përbërës të pasur me fibra, yndyra të shëndetshme dhe rregulla bazë higjeneje ushqimore.

Horoskopi ditor për 12 shenjat (argëtim): dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi ditor argëtues për 12 shenjat vjen me sugjerime të lehta për dashurinë, punën dhe mirëqenien. Lexoni për energjitë e ditës dhe ide të thjeshta për ta bërë ditën më të këndshme.

Shëndeti seksual: Ruajtja e intimitetit në marrëdhënie në distancë — kufijtë, komunikimi dhe mirëqenia

Si të ruani lidhjen intime kur jetoni larg partnerit: vendosja e kufijve, komunikimi i qartë dhe kujdesi për mirëqenien mendore dhe emocionale.

Rregullimi i shtëpisë: Kursime energjie praktike në shtëpi — hapa pa premtime financiare të sakta

Si të rregulloni shtëpinë me hapa praktikë që synojnë kursimin e energjisë pa premtime financiare të sakta — me theks në menaxhimin e kimikateve, rregulla sigurie dhe reagime të shpejta në rast helmimi.